Çuçi nga Turqia: Do kapim shkelësit e ligjit në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka ndarë foto gjatë vizitës së tij në Turqi në kompaninë e prodhimit të dronëve që do të sillen në Shqipëri për kontrollin urban dhe mbrojtjen e territorit. Ai shkruan se shfrytëzimi i këtyre dronëve në vendin tonë do të rrisë efektivitetin e punës dhe strukturave të tjera për të parandaluar fenomenet e paligjshme.

“Në Turqi gjatë vizitës te kompania “Bykar Defense”, e specializuar në prodhimin e dronëve të teknologjisë së lartë. Po vlerësojmë mundësinë e përdorimit të këtyre pajisjeve edhe në Shqipëri për qëllime civile e urbane të kontrollit dhe mbrotjes së territorit.

Shfrytëzimi i këtyre dronëve në vendin tonë do të rrisë cilësisht efektivitetin e punës së Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera në drejtim të kontrollit të territorit, për të parandaluar në këtë mënyrë fenomenet e paligjshme kudo ku ato hasen.

Shqipëria dhe Turqia kanë një bashkëpunim të ngushtë që mbështetet në faktorë historikë dhe në fusha të interesit të përbashkët si ajo e sigurisë, migracionit të paligjshëm dhe luftës kundër terrorizmit dhe kundër trafikut të narkotikëve”, shkruan ministri.

Të fundit

Makina e kohës e 11 majit

Nga Ylli Pata Nesër nis zyrtarisht fushata elektorale e vitit të 35 pas rrëzimit të komunizmit. Në garë për të...

Rama me të rinjtë në Durrës: Votoni që mos të emigrojmë si azilantë për të gjetur punë

Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme nga Durrësi në një takim me të rinjtë për diferencën e madhe që ka, sipas tij, midis Shqipërisë...

Fanellë speciale, Inter bashkëpunon me Valentino Rossin

Lojtarët e Interit do të veshin një fanellë të re këtë të shtunë në ndeshjen ndaj Cagliarit si pjesë e një bashkëpunimi me shtatë...

Akullnajat austriake mund të zhduken

Ekspertët paralajmërojnë se akullnajat, dikur të mëdha të Austrisë, mund të zhduken pothuajse plotësisht në të ardhmen e afërt për shkak të ndryshimeve klimatike. Për...

Aksident në Greqi,mjeti i shqiptarit përplaset me një tjetër, vdes një pasagjer 42-vjeçar

Një aksident trafiku me përplasje mes dy mjeteve ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në zonën e  Agia Varvarës, afër  Karystos në Greqi, konkretisht...

Lajme të tjera

Web TV