Ja qyteti më i mirë në botë për të jetuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 Okland në Zelandë të Re, është shpallur qyteti më i mirë në botë për të jetuar. Departamenti për hulumtime në gazetën The Economist, ka renditur 140 qytete bazuar në faktorë si: stabiliteti, infrastruktura, edukimi dhe qasja në kujdes shëndetësor.

Mirëpo pandemia e koronavirusit ka dalë të jetë faktor tejet i rëndësishëm në renditjen e këtij viti. Kjo i bie që shtetet evropiane kanë rënë më poshtë në listë, ndërsa ato në Australi, Japoni dhe Zelandë të Re janë ngritur lart.

Këto vende janë përgjigjur shpejt ndaj valëve të pandemisë dhe kanë qenë në gjendje të ulin numrin e rasteve dhe të heqin më shpejt kufizimet në lëvizje.

Okland kryesoi listën e ndjekur nga Osaka në Japoni, Adelaide në Australi, Ëellington në Zelandën e Re dhe kryeqyteti japonez Tokio. Asnjë qytet i Mbretërisë së Bashkuar nuk bëri dhjetëshen e parë.

Ndërkohë, vendet e Bashkimit Evropian, patën një fillim të ngadaltë të shpërndarjes së vaksinave dhe shumë shtete anëtare imponuan bllokime të ashpra të cilat dëmtojnë performancën e tyre në studimin e këtij viti.

Vjena, për shembull, ra nga vendi i parë në 12-të. Kryeqyteti austriak kishte udhëhequr listën për disa vjet, zakonisht i lidhur në krye me Melburnin.

Por Hamburgu në Gjermaninë veriore pati rënien më dramatike – duke rënë 34 vende në të 47-in.

Ky trend u motivua nga një “stres në burimet spitalore” të cilat studimi tha se ishte rritur për shumicën e qyteteve gjermane dhe franceze, duke rezultuar në një “rezultat të përkeqësuar të kujdesit shëndetësor”.

Masat e bllokimit dhe kufizimet në lëvizje gjithashtu ulën jetueshmërinë e përgjithshme, tha studimi.

Damasku mbetet qyteti ku jeta është më e vështirë, kryesisht për shkak të luftës civile të vazhdueshme të Sirisë. Shumë prej qyteteve që renditën dobët janë dëmtuar nga konflikti, i cili ka ushtruar presion në sistemin dhe infrastrukturën e tyre shëndetësore.

Lexo edhe :  Ishujt Kuril goditen nga një tërmet i fortë, lëkundjet ndihen edhe në Japoni

Dhjetë qytetet më të jetueshme në 2021

Okland, Zelanda e Re

Osaka, Japoni

Adelaide, Australi

Uellington, Zelanda e Re

Tokio, Japoni

Perth, Australi

Cyrih, Zvicër

Gjenevë, Zvicër

Melburn, Australi

Brisbane, Australi

Dhjetë qytetet më pak të jetueshme në 2021

Damask, Siri

Lagos, Nigeri

Port Moresby, PNG

Daka, Bangladesh

Algjer, Algjeri

Tripoli, Libi

Karaçi, Pakistan

Harare, Zimbabve

Douala, Kamerun

Karakas, Venezuelë./ MCN.Tv

Të fundit

Putin, paradë force makinash të blinduara drejt Alaskës

Presidenti rus Vladimir Putin ka udhëtuar sot nga Moska për në Bregun e Paqësorit me një limuzinë të blinduar...

Dëmi nga zjarret, ministri Vëngu shpjegon procedurat për dëmshpërblimin

E teksa kryeministri Edi Rama premtoi dëmshpërblim për të gjithë personat e prekur nga zjarret dhe shtëpi të reja, për banorët që kanë mbetur...

E kryer/ Jadon Sancho arrin akord me skuadrën e Serie A

Jadon Sancho do të luajë në Serinë A. Sulmuesi anglez, ka pranuar ofertën që ka mbërritur në adresë të tij dhe tashmë pritet vetëm...

Shqipëria ‘shkundet’ nga tërmeti, lëkundjet ndjehen edhe në Tiranë, ja sa ishte magnituda

Shqipëria është goditur pasditen e kësaj të premteje nga tërmeti. Lëkundjet janë ndjerë edhe në kryeqytet ndërsa mësohet se magnituda ka qenë 3.1 ballë. Nuk...

Fentanil i kontaminuar në spitale, 100 viktima në Argjentinë

Numri i të vdekurve nga fentanili i kontaminuar i administruar në spitalet argjentinase ka arritur në mbi 100. Qeveria njoftoi lajmin, duke përmendur një...

Lajme të tjera

Web TV