Me 104 vota pro 7 kundër dhe 2 abstenim Kuvendi miratoi raportin përfundimtar të komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Ndërkohë që pritet edhe votimi nominal, me kuti, i deputetëve për shkarkimin e presidentit.
Deputetët e Kuvendit shqiptar do të përballen sot me një situatë të paprecedentë, ku për herë të parë në 30 vite, një parlament do të votojë për të shkarkuar një President Republike. Pasi Komisioni Hetimor për Shkarkimin e Presidentit miratoi raportin përfundimtar për shkeljet kushtetuese që pretendohet se ka bërë Ilir Meta, sot i takon Kuvendit që të vendosë.