Parlamenti Europian miraton “pasaportën e gjelbër” për Covid -19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parlamenti Europian miraton të ashtuquajturën “pasaportë të gjelbër” me 546 vota pro. Eurodeputetët përfunduan punën legjislative për certifikatën digjitale të Bashkimit Europian për të lehtësuar lëvizjet brenda bllokut.

Kjo certifikatë do të jetë në dispozicion në formë digjitale ose letër dhe do të ketë një kod QR që tregon se personi është vaksinuar (me vaksina të miratuara nga OBSH),  ka një test negativ, ose është rikuperuar nga Covid -19.

Certifikata nuk do të jetë një parakusht për lëvizjen e lirë dhe nuk do të konsiderohet një dokument udhëtimi. Gjatë negociatave midis institucioneve, eurodeputetët miratuan një marrëveshje që përcakton se shtetet e BE nuk do të mund të vendosin kufizime të mëtejshme udhëtimi për personat që kanë certifikatat, si karantina, vetë-izolimi ose testimi, përveç nëse ato janë të nevojshme dhe proporcionale për të mbrojtur shëndetin publik.

Vendet e BE duhet  të sigurojnë që testet të jenë të përballueshme dhe gjerësisht të disponueshme. Me kërkesë të Parlamentit, Komisioni është zotuar të japë 100 milion euro nga instrumenti i Ndihmës së Emergjencës për të lejuar Shtetet Anëtare të blejnë teste për lëshimin e certifikatave  në BE.

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV