Shoferi 19-vjeçar i cili aksidentoi një 30-vjeçare në trotuar në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë është identifikuar me emrin Jehon Breçani.
19-vjeçari ka humbur drejtimin e makinës dhe ka përplasur një këmbësore 30-vjeçare shtatzënë, e cila ishte duke ecur në trotuar në Kinostudio në Tiranë.
Mësohet se 30-vjeçarja ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ndërsa i është këputur njëra këmbë gjatë aksidentit. Ajo ndodhet në spitalin e Traumës ku i është nënshtruar një operacioni.
Shoferi i makinës tip “Benz” është shoqëruar në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore. 19-vjeçari ka rezultuar me 0.00 në testin e alkoolit.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko”, ndërsa policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore”, thotë policia.