Shkarkim me valle

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Kontrasti midis imazheve idilike të valleve dibrane në Presidencë dhe seriozitetit të kartonave të kuq në parlament për shkarkimin e Presidentit nga detyra, ishte dhe shembulli më i qartë i qasjeve të ndryshme që kanë për shtetin insitutucionet e caktuara. Ansambli artistik Dibra ishte thjesht dekori i mendësisë së vjetër që “dhe në gojë të ujkut hedhim valle”. Mendësi që na largoi dhe armiqësoi me botën, që i shërbente në mënyrë hipokrite madhështisë së liderit, dhe që gjithsesi një ditë do të largohej me zvarritje nga historia e vendit. Ilir Meta u shkarkua. Nuk është më President i vendit megjithëse për këtë duhet edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese. 104 vota që e shkarkuan ishin shumë më tepër se nga 87 votat që e vendosën si President katër vite të shkuara. Krijohet kështu precedenti i parë në historinë politike shqiptare që një president shkarkohet nga detyra dhe kjo ndodh me personazhin që ka arritur të kapë postet më të larta të shtetit më shumë se askush tjetër.

Megjithëse njeriu më i investuar në poste politike, kryeministër, kryetar kuvendi e president, pakkush i ka dalë në mbrojtje në gjithë këto ditë Ilir Metës. Jo në kuptimin e kosoreve dhe sfurqeve, siç shprehej ish presidenti gjatë fushatës elektorale, por as në deklarata publike. Madje shumë ish-shokë të tij ishin më shumë se kundër, që nga Majko e deri te Braho, përveç ndonjë miku të ri si Maliqi. Për teprimin në ndërhyrje gjatë fushatës elektorale dhe për deklaratat nervoze e pa ekuilibër në muajt e fundit, pak kush mund të kish guximin ti justifikojë. Madje as Partia Demokratike. Në deklaratën e fundit të saj PD merrej vetëm me procedurën e shkarkimit të Presidentit, të cilën e quan antikushtetuese me arsyetimin se zgjedhjet e 25 prillit kanë formatuar në sfond një parlament tjetër që do të hyjë në fuqi në muajin shtator. Por as PD nuk shkruan një rresht të vetëm se presidenti nuk ka shkelur ligjin dhe se qenka në të drejtë të vet siç paska vepruar. Madje deklarata zyrtate e selisë blu as ia ka përmendur emrin askund Ilir Metës, por është marrë thjesht me fatin e Presidencës. Më shumë se kaq si shpërfillje për fatin personal të Metës as që mund të pritej nga partia me e madhe e opozitës. Veç të futej me anë të Mziut në vallen dibrane, si shfaqja e fundit në nder të ish presidentit. Valle, që gjithsesi, i janë bashkuar me dëshirë virtualisht shumë protagonistë të të gjitha kaheve politike e që i janë gëzuar largimit të Metës.

Të fundit

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Alimehmeti: Rama ka dosje për kryebashkiakët, nuk guxojnë ta kundërshtojnë

Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak, e cila u karakterizua nga debatet, pasi këshilltarët e opozitës përsëritën kërkesën për shkarkimin e Erion Veliajt, pas...

Lajme të tjera

Web TV