Nis Euro 2020/ Ceremonia mahnitëse në “Olimpiko” të Romës (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Euro 2020′ hapi dyert për tifozët dhe 24 skuadrat e Evropës me një ceremoni spektakolare, plot ngjyra dhe emocione. Për evenimentin e shtyrë për një vit për shkak të pandemisë solli një pritje mjaft origjinale të tifozëve pas kaq shumë kohësh sërish në stadiume. Ishin dy ikonat e futbollist kryeqytetas, Françesko Toti dhe Alesandro Nesta, respektivisht ish-kapitenët e Romës dhe Lacios. Dy kampionët e botës udhëhoqën turmën dhe ndoqën  një trajektore të një topi futbolli që dy kampionët e botës në vitin 2006 lëshuan në qiell së bashku me 14-16 mijë spektatorët.

Në të njëjtën kohë mbi kokat e tyre dhe mbi qiellin e stadiumit “Olimpico” kaluan me shpejtësi dhe me lëvizje akrobatike “Shigjetat Trengjyrëshe”, skuadra ushtarake e forcave ajrore, e cila ngjyrosi qiellin me flamurin italian.

Ndërkohë, në fushën e lojës nuk munguan kurrsesi dhe banda muzikore e Policisë së Shtetit italian, me uniformën historike, të cilët teksa luajtën notat e tyre, panë  në të njëjtën kohë edhe ngritjen në qiell të 24 topave gjigantë, në të cilët është simboli i çdo kombëtareje pjesëmarrëse në “Euro 2020”.

Prezent ishte edhe Andrea Boçelit, i cili këndoi arien e Turandotit, “Askush të mos flejë”, ndërsa 24 topat gjigantë krijuan një top të vetëm, si simbol për shpitin e bashkuar të “Euro 2020”, gjatë kësaj periudhe ende të vështirë për botën, përpara se në qiell të shpërthenin edhe fishekzjarrë shumëngjyrësh, mbi çatinë e stadiumit “Olimpico”.

 

https://youtu.be/QuMSN5rsVuU

 

Të fundit

Shijak/ Leva, grushte e shqelma, “të fortët” përplasen në rrugë

Një aksident i rëndomtë i ndodhur ditën e sotme në zonën e Shijakut, është kthyer në burim sherri mes...

Korçë/ Mjeti përplas gruan me biçikletë, me urgjencë në spital

Aksident në unazë të qytetit të Korçës. Një mjet përplas një grua e cila ka qenë me biçikletë. Ambulanca ka marrë menjëherë të lënduarën për ta...

Përse po takohet Altin Dumani me zyrtarin e lartë të DASH?

Drejtuesi i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani ndodhet këtë të martë në SHBA, aty ku pritet të ketë një takim të nivelit të...

11-vjeçari qëllohet për vdekje teksa po bënte sfidën në TikTok

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në Amerikë ku një i mitur humbi jetën pas një sfide në TikTok. Mediat e...

Erdogan: Zelensky dhe Putin nuk janë gati për takim

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se ka folur si me homologun rus Vladimir Putin, ashtu edhe me atë ukrainas Volodymyr Zelensky dhe...

Lajme të tjera

Web TV