Shqipëria marrëveshje me BERZH/ Ja sa përfiton Agjencia e Sigurimit të Depozitave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

U nënshkrua sot marrëveshja e garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për marrëveshjen e huasë ndërmjet Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për linjën e kredisë për ASD.

Të pranishëm gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes ishin edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Presidentja e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Odile Renaud-Basso.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj gjatë fjalës së mbajtur tha se: “Firmosja e kësaj marrëveshje është përmbyllja e suksesshme e një procesi të gjatë bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë Shqiptare, ASD dhe BERZH. Linja e kredisë prej 100 milion EUR për Agjencinë e Sigurimit të Depozitave është një shenjë besimi dhe mbështetjeje e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ndaj ekonomisë shqiptare dhe institucioneve të sektorit financiar.”

Kjo linjë kredie, forcon skemën e sigurimit të depozitave dhe rrit besimin e publikut në sektorin bankar financiar. Gjithashtu rrit nivelin e mbrojtjes së depozituesve, duke përmirësuar nivelin e mbulimit si në nivel depozitash të siguruara, ashtu edhe në nivel institucionesh financiare, që janë pjesë e skemës së sigurimit.

Nëpërmjet kësaj marrëveshje, BERZH po mbështet me një linjë kredie prej 100 milionë euro rritjen e sigurisë në sektorin bankar, me garanci të Republikës së Shqipërisë.

Agjencia e Sigurimit të Depozitave, është në pozita financiare të forta dhe kjo linjë kredie, dëshmon besimin e institucioneve ndërkombëtare, por njëkohësisht, tregon edhe kujdesin për përmbushjen ligjore të detyrimeve në mbrojtje të depozituesve dhe sistemit financiar.

Gjatë vitit 2020, Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Banka e Shqipërisë kanë marrë masa mbështetëse për sektorin bankar me synim përballimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Lexo edhe :  "Nuk dëgjojmë urdhrat politikë!"/ Dy kryebashkiakë i thonë "JO" ultimatumit të Ramës

Nga ana tjetër Agjencia e Sigurimit të Depozitave duke iu përmbajtur gjithmonë objektivave të saj ligjorë ka ndërmarrë hapa në mbështetje të stabilitetit të sistemit bankar e financiar.

Linja e kredisë është një mekanizëm i njohur dhe i rekomanduar në fushën e sigurimit të depozitave. Këtë mekanizëm e kanë përdorur edhe vendet e rajonit dhe ASD ka përvojë në këtë drejtim.

Më tej, ASD do të asistohet edhe nga një program bashkëpunimi teknik prej 270,000 € i financuar nga Fondi i Bashkëpunimit Teknik të Luksemburgut (ODA) në përmirësim të kapaciteteve të institucionit.

 

Të fundit

Abuzimet e mikrokredive, ndërhyn Banka: Nëse merrni kredi konsumatore…

Për një kredi deri në200 mijë lekë, ai që merr hua në bankë apo institucionet e mikrofinancës do të...

Simbolet e karabinierëve: historia, uniforma, ngjyrat, motoja dhe tradita e forcës

Zbuloni kuriozitetet dhe simbolet historike të Karabinierëve: granatën, ngjyrat, uniformat, moton dhe stemën. Një udhëtim në identitetin e Karabinierëve. Karabinierët janë shumë më tepër sesa...

Kakavijë/ Tentoi të kalojë kufirin me 14 mijë euro, procedohet penalisht 40-vjeçari

Policia kufitare në Kakavijë ka proceduar penalisht një 40-vjeçar pasi u kap me 14 mijë euro të padeklaruara teksa tentoi të kalonte shtetin shqiptar. Sipas...

Policia parandalon ngjarjen e rëndë në Shkodër, arrestohet 41-vjeçari

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar falë ndërhyrjes së Policisë së Shkodrës, në fshatin Dobraç. Një 41-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi ka...

Rama udhëton në Bavari, pritet nga miku i çmuar Markus Söder

Kryeministri Rama ka udhëtuar drejt Gjermanisë pasditen e të hënës, i ftuar nga Kryeministri i Bavarisë z.Markus Söder. “Një mik i çmuar me të...

Lajme të tjera

Web TV