Përplasi të moshuarin me makinë, arrestohet 30-vjeçari në Durrës

Një i moshuar është përplasur sot nga një makinë në Durrës

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë A. A., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi ka aksidentuar një 86-vjeçar me inicialet R. D., ndërsa drejtonte mjetin tip “Volkswagen”. I moshuari ndodhet në spital nën  kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë Policia e Durrësit ka arrestuar një 45-vjeçar me iniciale I. H.,  banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet 14.5 gr lëndë narkotike e dyshuar marjiuanë, që u sekuestrua.

Po ashtu, në pranga është vendosur dhe  G. T., 46 vjeç pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.