Basha ribëhet tri herë kryetar, dy orë takim me Berishën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

PD mes polemikash

Nga Fernada Cenko

Sytë e anëtarësisë së demokratëve u drejtuan dje nga kutitë e votimit për të zgjedhur një nga katër emrat kandidatë, ku më i favorizuari dukshëm ishte kryetari aktual Lulzim Basha. Sipas burimeve zyrtare, 52 për qind e anëtarësisë ka marrë pjesë në votime. Gjithsej të regjistruar PD kishte 75 mijë anëtarë. Nga votat e numëruara deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme Basha është në avantazh të dukshëm, i ndjekur me vota domethënëse nga Agron Shehaj dhe më pas dy kandidatët e tjerë Edit Harxhi dhe Fatbardh Kadilli. Pavërsisht tentativës për të surprizuar, tre kandidatët e tjerë nuk kanë mundur të mposhtin kryetarin në detyrë, i cili kontrollon të gjithë strukturat drejtuese së PD-së në vend. Gjithashtu është parë edhe një “votë krahinore”, ku Shehaj ndonëse me rezultat të ngushtë ka fituar në Selenicë të Vlorës dhe gjithashtu është rival i fortë edhe në qytetin e Vlorës.

“Superfavoriti” takim me Berishën

Gjatë fushatës zgjedhore, Basha e përgatiti elektoratin e tij për të votuar atë gjatë ditës së djeshme. Por përtej rezultatit që deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme kishte në avantazh Bashën, “supriza” ishte takimi i tij për dy orë me Berishën në selinë e PD-së, pasi kësaj radhe duket se ka një “lojë” edhe më të madhe se “çështja kryetar”. Pasi Berisha u shpall “non grata”, Lulzim Basha nxitoi që zgjedhjet për kryetar ti bëjë në 13 qershor, edhe pse ato ishin parashikuar në muajin korrik. Por Berisha para tre ditëve në një studio televizive u pyet me tendencë, kur edhe mosha nuk është se ja lejon ripozicionimin si kryetar i PD-së, nëse do të rikandidonte sërish për të marrë PD, ai tha po. “Kurrë, mos thuaj kurrë” ka thënë ai në një intervistë duke shtuar se “Nuk përjashtoj asnjë të drejtë time kushtetuese, kategorikisht”. Kjo deklaratë e tij të bën të mendosh se në fakt Berisha nuk është larguar kurrë nga PD edhe pse në krye të saj që prej 2013 kur dha dorëheqjen qëndron Lulzim Basha. Të njëjtën gjë Berisha e konfirmoi edhe dje pas votimit teksa nënvizoi se “është konsistent në deklaratat e tij”. “Besoj se kjo nuk do të nxjerrë të ndarë, do ta nxjerrë të bashkuar, kandidatët i kanë shprehur pikëpamjet e tyre. Që është krejtësisht normale, janë zotuar që do të vazhdojnë pavarësisht nga rezultati përpjekjet e tyre për PD dhe për vendin. Të shohim se çfarë po bëjmë vetë për të organizuar shqiptarët, inkurajuar për ti mbledhur dhe për t’iu kthyer shpresën, besimin, se Shqipëria e bukura e dheut nuk meriton të largohemi, por meriton të punojmë me guxim të madh”, tha Berisha dje, pasi hodhi votën. Edhe kjo deklaratë e Berishës nuk ishte e qartë për çfarë u tha, ose ai po i bën presion Bashës, ose kërkon të “fuqizojë” Bashën në PD. Megjithatë Berisha me Bashën kanë pasur rallë herë takime kokë më kokë. Dje Berisha u pa të hynte në selinë e Partisë Demokratike duke zhvilluar një takim me Bashën më shumë se dy orë. Pas takimit askush nuk u prononcua mbi diskutimet që patën ”kokë më kokë”, por pritet që të shihen levizjet që do të bëhen në ditët në vijim.

Lexo edhe :  Ushtritë më të fuqishme në botë, ja ku renditen në listë Shqipëria dhe Kosova

Basha: Proces unik, do e çojmë deri në fund betejën

Kreu aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka votuar dje për kryetarin e ri të PD, ku në garë është edhe vetë përballë tre kandidatëve të tjerë, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj. Në fund të votimit në selinë qendrore në Tiranë, Basha falënderoi të gjithë demokratët, si dhe komisionerët, duke thënë se ky është një proces unik e me vlera. Sipas Bashës, me këto vlera ka nisur beteja e demokratëve për ndryshime dhe me to do të çojë deri në rrëzimin e regjimit. “Së pari, dua të falënderoj mediat për mbulimin që po i bëjnë këtij procesi unik. Dua të falënderoj gjithë demokratët në mbarë vendin, komisionerët. Këto janë vlerat tona, të demokracisë, të shprehjes së lirë, të konkurrencës dhe debatit. Me këto vlera e kemi nisur betejën për ndryshim për Shqipërinë e shqiptarët, me këto vlera do ta çojmë deri në rrëzimin e regjimit”, tha Basha.

Të fundit

Punëtori bie nga skela/ Policia arreston 40 vjeçarin, procedohet administratorja e firmës

Një 61 vjeçar ka rënë nga skela gjatë rikonstruksionit të një objekti dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën...

Pinë mbidozë medikamentesh, përfundojnë në spital një 15-vjeçare dhe një 38-vjeçare

Në pavionin e Toksikologjisë kanë shkuar për ndihmë mjekësore një 38 vjeçare dhe një 15 vjeçare, pasi dyshohet se kanë konsumuar medikamente mbi dozën...

Ish-Blloku i kthehet këmbësorëve/ Projekti u jep më shumë hapësire trotuareve

TIRANË– Ish-Blloku, një nga zonat më të njohura dhe të frekuentuara të Tiranës do të kthehet në pedonale. Sipas projektit të prezantuar kësaj zone do...

Kuvendi miraton ndryshimet ligjore, tregtarët detyrohen t’i publikojnë çmimet në ueb-faqe

Pas vendimit për kufizimin e marzhës së fitimit për 102 grupe produktesh, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar të martën edhe ndryshimet dhe...

A do të largohen serbët nga policia e ushtria e Bosnjës nëse dënohet Dodiku?

Nuk ka asnjë paralajmërim se punonjësit e Forcave të Armatosura të Bosnjë dhe Hercegovinës do të largohen nga vendet e tyre të punës nëse...

Lajme të tjera

Web TV