Basha nuk u ankua për zgjedhjet në PD…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Përfunduan zgjedhjet për drejtuesin e ri të PD dhe rezultati do të shpallet gjatë ditës së sotme. Gjithsesi, nuk duket se ka ndonjë ankth se kush është fituesi. Gjithçka është përcjellë me qetësi në ambientet e PD. Me qetësi është përcjellë deklarata e ish-presidentit Nishani se është zhdukur nga lista e votimit gjysma e anëtarësisë së PD. Me qetësi janë trajtuar ankesat e kandidatëve rivalë kur deklaruan gjatë ditës së votimit se në qytete të ndryshme është ndryshuar lista e votuesve me emra të rinj. Po me qetësi u trajtua dhe mungesa e vëzhguesve të Shehajt në Shkodër duke i lënë qetësisht gjatë gjithë procesit jashtë ambienteve të votimit. Vetëm Lulzim Basha nuk bëri asnjë ankesë ndërsa zgjedhjet zhvilloheshin. Të vetmen ankesë-akuzë që bëri sërish ish për 25 prillin si masakër zgjedhore, ndërsa zgjedhjet e djeshme i quajti vlerë demokratike. Shifrat e pjesëmarrjes në votim, megjithëse u frynë si tollombac orën e fundit, sërsih mbetën të ulëta, mëgjithëse një pjësë pra nuk u fut në lista. Dhe kjo mund të logjikohet veçse se anëtarësia e PD nuk asnjë lloj pritshmëie për ndryshim, si për liderin, si për garën ashtu dhe për ndryshimet që duhet të pësojë PD. Rasti i votimit në Vlorë ish më sinjifikativi. Nga 1400 anëtarë të PD që ishin në listë për votim (vetëm Lushnja kish trefishin), deri në orën 16 raportohej se kishin votuar vetëm 14%. Pra më pak se 200 vetë. Dhë këto ishin zgjedhje…

Në selinë blu ka qetësi pra. Çka rrezaton se dhe Basha është i qetë, si për rezultatin ashtu dhe për mandatin e tretë të tij. Jo më kot dhe Berisha qëndroi dy orë në zyrën e Bashës pasi votoi vetë. Padyshim për të uruar paraprakisht për rifitoren, pavarësisht se procesi vijonte. Sa për deklaratën se mund të rikthehet në krye të PD?!… Po ku kish mbështetje më të mirë për Bashën se ajo deklaratë? Ishte mbrojtja e fundit për t”ia bërë të qartë kujtdo prej rivalëve që mund ta kish gënjyer mendja dhe ta kish marrë seriozisht garën se përderisa Berisha mund të rikthehet në krye kur ti dëshirojë qejfi, mund të votojë hë për hë veçse Bashëm. Përderisa e ka vënë me dorën e vet.

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV