Këngëtarja e dashur për publikun, Remzie Osmani, së fundmi ka dhënë një intervistë përballë Artan Telakut, ku tregoi se për shkak të këngëve patriotike në moshën 14 vjeçare kishte rrezikuar burgun nga regjimi i asaj kohe, por që kishte paguar gjobat dhe nuk ishte burgosur.
“Unë kam qenë e dënuar për këngë nacionaliste si një 13-vjeçare pa i mbushur akoma 14-të dhe kam paguar me të holla, përkthyer me vlerën e parasë tani. E kam paguar me 4 mijë euro dënimin tim në atë kohë kur u dënuan koleget e mia dhe shumë antarë të shoqërisë përfunduan në burg dhe unë e pagova me të holla”– është shprehur Remzie Osmani.
Kujtojmë se para disa ditësh ajo ka reaguar ndaj lajmeve që kanë qarkulluar këto ditë se ajo do të këndojë në dasma për minimumi nëntë mijë euro. Nëpërmjet profilit të saj në “Facebook” artistja ka deklaruar se këto janë shpifje dhe ka paralajmëruar se do të nisë paditë gjyqësore për të gjithë ato që nxjerrin informacione të rreme duke përdorur emrin e saj.
Postimi i plotë i këngëtares:
“Reagim ndaj shpifjeve që janë bërë ndaj meje nga disa portale!
Në ditet e fundit, disa portale online kanë publikuar lajme të pavërteta, se kinse unë paskam thënë se këtë vit do të këndoj në dasma vetëm për shumën 9 mijë euro. Me përgjegjësi dhe sinqeritet të plotë ju them se publikimet e tilla janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë. Këto publikime bëhen për klikime dhe përfitime pasurore të këtyre portaleve, si dhe me qëllim të dëmtimit të imazhit dhe reputacionit tim që kam krijuar për shumë vite si këngëtare.