“Medea” gjermane helmoi pesë fëmijët e saj, nis sot gjyqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nis sot gjyqi i nënës që vrau pesë fëmijët e saj në shenjë hakmarrjeje ndaj të shoqit.

Ngjarja e rëndë ndodhi një vit më parë në Gjermani.

Shtatorin e kaluar Melina një vjeç, Leoni 2 vjeç, Sophie 3 vjeç, Timo 6 vjeç dhe Luca 8 vjeç u gjetën të vdekur në shtretërit e tyre, të mbështjellë me batanije dhe peshqirë.

Nëna e tyre, asokohe 27-vjeç Christiane K., u përpoq t’i jepte fund jetës menjëherë pas veprimit të saj, duke u hedhur në hekurudhat e stacionit të trenit në qytetin Gjerman por mbijetoi.

Sipas Deutche Welle 28-vjeçarja përballet sot me akuzën e vrasjes së pesë nga gjashtë fëmijëve të saj. Kujtojmë se djali i saj i madh shpëtoi nga duart e nënës së tij dhe iu drejtua gjyshes për të kërkuar ndihmë.

Christiane K. insiston se është e pafajshme. E pandehura pohon se një burrë i maskuar hyri në shtëpinë e saj dhe vrau fëmijët.

Nga ana tjetër policia e përjashton mundësinë të ketë ndodhur diçka e tillë “Sigurisht që ne bëmë të gjitha hetimet e nevojshme, por nuk gjetëm asgjë për të mbështetur faktin, siç përshkruhet nga e pandehura,” thotë njëri prej policëve.

 

Të fundit

Këmbimi valutor 11 gusht/ Dollari dhe euro lëvizin lehtë, si qëndrojnë monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot, dollari amerikan këmbehet me 82.5 lekë në blerje dhe 83.8 lekë në shitje. Euro...

Vila e sekuestruar e Berishës dhe vila e dyshuar si e Arben Ahmetajt

Mero Baze Sali Berisha është shfaqur në vilën e tij të sekuestruar në Lalëz. Të paktën tre fundjavat e fundit ai është parë aty nga...

Australia do të njohë shtetin e Palestinës në Kombet e Bashkuara në shtator

Kryeministri australian, Anthony Albanese, njoftoi të hënën se Australia do të njohë zyrtarisht Shtetin e Palestinës gjatë Sesioneve të 80-ta të Asamblesë së Përgjithshme...

Kallas thërret sot takim të parakohshëm të ministrave të jashtëm të BE-së për Ukrainën

Çdo marrëveshje midis SHBA-së dhe Rusisë duhet të përfshijë Ukrainën dhe BE-në. Kështu deklaroi një ditë më parë kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, e...

Importi i automjeteve i kthehet rënies më 2025, sërish kryeson Koreja e Jugut

Tregu i automjeteve duket se arriti ngopjen në vitin 2025, teksa importet e makinave të vjetra dhe të reja shënuan rënie në 5-mujorin e...

Lajme të tjera

Web TV