Parlamenti dorëzon sot në ‘Gjykatën Kushtetuese’ kërkesën për shkarkimin e Metës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Burime bëjnë me dije se ditën e sotme pritet që Vendimi i Kuvendit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese nga Kryetari i Kuvendit.

Në 9 qershor, me 104 vota pro Kuvendi miratoi raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta për shkelje të rënda kushtetuese. Në seancën morën pjesë në total 114 deputetë ndërsa 7 mungonin. Nga këto, 104 votuan pro shkarkimit të Metës, 7 votuan kundër si edhe 3 abstenuan. Kjo ishte nisma e dytë përmes një komisioni të dytë hetimor që ngrihet për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Ilir Metën brenda 2 viteve, ku mazhoranca kërkon shkarkimin e tij nga detyra.

Shkarkimin e presidentit Meta, Partia Socialiste e ka konsideruar si një nevojë për të “çliruar Presidencën nga një pengmarrje”. Kjo kërkesë sipas mazhorancës nuk ka ardhur me qëllim që kjo e fundit të caktojë në krye të presidencës një emër nga radhës e saj. Madje ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, që ka thënë se emri i ri i Presidentit do të bëhet në bashkëpunim me opozitën.

Vetë Meta, e ka konsideruar vendimin si një veprim “antikushtetues i Kuvendit” të maxhorancës për të larguar vëmendjen nga krimet zgjedhore të zgjedhjeve të 25 prillit. I pyetur se çfarë do të bëjë nëse nga Gjykata Kushtetuese merr vendimin për ta shkarkuar nga detyra, presidenti Meta iu shmang përgjigjes së drejtpërdrejtë duke thënë se do të jetë në zyrë deri në vitin 2022. Presidenti shtoi se pret me shumë qetësi e durim përfundimin e procesit të ankimimeve për 25 prillit, që të bashkëpunojë me shumicën e re dhe opozitën e re.

Pas shkarkimit nga Kuvendi, vëmendja tashmë zhvendoset tek Gjykata Kushtetuese, e cila do të vendosë përfundimisht për shkarkimin ose jo të Ilir Metës si President. Nëse edhe Gjykata Kushtetuese vendos për shkarkimin e tij, Ilir Meta bëhet kështu Presidenti i parë i shkarkuar ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar.

Lexo edhe :  Rama bën për 'ujë të ftohtë' strukturat e qeverisjes vendore/ Keni qasje skandaloze!

Paralajmërimi i parë për shkarkimin e Metës erdhi fillimisht nga kryeministri Edi Rama, dy ditë para zgjedhje të 25 prillit, pasi Meta i shpalli luftë SHBA dhe ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Kujtojmë se Ilir Meta kishte paralajmëruar se do të jepte dorëheqjen por nuk e bëri një gjë të tillë pas zgjedhjeve. Ai ka thënë se do të kthehet në LSI në 2022, kur dhe i përfundon mandati i Presidentit. Nisur nga kjo, mazhoranca e njoftoi menjëherë nismën e saj për ta shkarkuar. Ishte vetë numri dy i PS-së, Taulant Balla i cili i pari konfirmoi një fakt të tillë, duke thënë se “do i bëjnë gati letrat e pensionit”.

 

Të fundit

Tre ditë pas dorëheqjes së 21 drejtorëve, kryeministri Rama sërish në Bashkinë Vlorë

Rreth katër ditë pas vizitës “blic” në Bashkinë e Vlorë, kryeministri Edi Rama ka vendosur që këtë të hënë...

7 korrik 1865 – Ekzekutimi i komplotistëve në vrasjen e Abraham Linkolnit

Më 7 korrik 1865, vetëm tre muaj pas vrasjes tronditëse të Presidentit Abraham Lincoln, katër prej personave të përfshirë në komplotin që çoi në...

Moti i keq ‘godet’ Italinë veriore/ Alarm në 12 rajone

Pas ditësh me temperatura përvëluese, një stuhi goditi Italinë veriore pasditen e së dielës, duke shkaktuar një viktimë në Milano dhe dëme të shumta...

Shefi i NATO-s paralajmëroi luftën e madhe, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar këtë fundjavë se Lufta e Tretë Botërore do të nisë me sulme të njëkohshme nga Xi Jinping...

Si u bllokua “Ekonomia e Luftës” së Putinit

Çmimet e naftës po bien, inflacioni po i afrohet 10%, normat e interesit janë të larta dhe shpenzimet publike janë shteruar nga konflikti. Eksperti...

Lajme të tjera

Web TV