Samiti i G7/ Kina: Ndaloni ndërhyrjen në punët tona të brendshme 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kina ka akuzuar G7 për “manipulim politik” pasi kritikoi Pekinin për një sërë çështjesh.

Në një deklaratë të përbashkët në fund të samitit tre-ditor, udhëheqësit e vendeve të G7 i kërkuan Kinës “të respektojë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore”.

Çështjet e theksuara përfshinin abuzimet kundër grupit të pakicës myslimane Ujgur dhe goditjen e aktivistëve pro-demokracisë në Hong Kong.

Ambasada e Kinës në Mbretërinë e Bashkuar akuzoi G7 për “akuza të pabazuara”.

Stop shpifjeve ndaj Kinës, ndaloni ndërhyrjen në punët e brendshme të Kinës dhe ndaloni dëmtimin e interesave të Kinës,” tha zëdhënës të hënën.

Deklarata nga G7 përfshiu premtime për një numër çështjesh, të tilla si përfundimi i pandemisë së koronavirusit dhe hapat për të trajtuar ndryshimin e klimës, si dhe referencat për Kinën.

Grupi, i përbërë nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe SH.B.A., i bëri thirrje Kinës që të respektojë të drejtat e njeriut në Xinjiang, një rajon veri-perëndimor që është shtëpia e ujgurëve dhe pakicave të tjera myslimane.

Ekspertët thonë se Kina ka arrestuar deri në një milion ujgurë dhe myslimanë të tjerë dhe ka burgosur qindra mijëra të tjerë në shtypjen e saj në Xinjiang, e cila filloi në 2017.

G7 gjithashtu bëri thirrje që Hong Kong të ruajë “një shkallë të lartë të autonomisë”, duke nënvizuar “rëndësinë e paqes dhe stabilitetit” në ngushticën me Tajvanin- një rrugë ujore e ruajtur me ushtri- dhe kërkoi një hetim të ri në Kinë për origjinnën e Covid-19.

Ambasada kineze në Mbretërinë e Bashkuar kundërshtoi pretendimet për Xinjiang, Hong Kong dhe Tajvanit, për të cilat tha se shtrembërojnë faktet dhe ekspozuan “qëllimet e mbrapshta të disa vendeve të tilla si Shtetet e Bashkuara”.

Lexo edhe :  Norvegjia “trondit” tregjet/ Mijëra dollarë të investuara në kompani izraelite!

Një mesazh më i fortë për Kinën pritet të lëshohet nga udhëheqësit e NATO-s në një takim të hënën./MCN.tv

 

Të fundit

Dy aksidente me autobusë brenda pak orësh, 13 viktima dhe mbi 60 të plagosur

Të paktën 13 persona humbën jetën dhe më shumë se 60 u plagosen në dy aksidente me autobusë në...

“Kursk”, heshtja prej çeliku në fund të detit

12 gusht 2000 - mbytja e nëndetëses bërthamore ruse  Nga Leonard Veizi Deti është një pasqyrë e pafund dhe një gur varri i përjetshëm. Ai ruan...

Analizë/ Si e joshi Pakistani Donald Trump dhe pse kjo shqetëson Indinë

Këtë verë, shefi i ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, është shfaqur dy herë në zemër të establishmentit amerikan, duke marrë pritje të ngrohta nga...

Zjarr midis dy reparteve ushtarake në Zall Herr, Vengu: I pakuptimtë

Vatra zjarri ka pasur sot edhe në qarkun e Tiranës. Por ajo që ra më shumë në sy dhe ka ngritur dyshime të fort...

I nxehti afrikan prezent në Shqipëri, temperaturat ngjiten deri në 41 gradë

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë, do të vijojë të regjistrojë temperatura të larta dhe gjatë ditës së sotme. Sipas parashikimit të...

Lajme të tjera

Web TV