E vranë dhe e hodhën në rezervuar, 25-vjeçari qëndroi në hotel me të dyshuarit për vrasjen e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit Fridman Xhaferraj, i cili u gjet i vrarë në rezervuarin e Gjançit. Burime pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, bëjnë me dije se viktima se bashku me dy të dyshuarit për vrasjen e tij kanë qëndruar në një hotel për 3 net. Mësohet se viktima ka qenë i shoqëruar nga Lulëzim Spahia, i cili tashmë është shpallur në kërkim dhe një person tjetër i moshuar i paidentifikuar nga ana e policisë.

Të tre janë strehuar në një prej hoteleve në periferi të qytetit të Korçës, në datat 25-26 dhe 27 maj. Policia ka mbërritur në hotel, pasi në xhepin e pantallonave të viktimës janë gjetur kartëvizitat e hotelit në fjalë.

 

Sakaq mësohet se Lulëzim Spahia në datë 21.5.2021 është shpallur në kërkim nga gjykata e Durrësit si i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim. Po të njëjtat burime thonë se në datën 24 maj, viktima Fridman Xhaferraj dhe i shpalluri në kërkim Lulëzim Spahia, janë takuar fillimisht në Elbasan e më pas kanë udhëtuar drejt qytetit të Korçës, ku kanë qëndruar së bashku për katër ditë.

Së bashku me Xhaferrajn dhe Spahian, në hotel me ta, ka qëndruar edhe shtetasi me iniciale K.B, i dyshuar edhe ky nga policia për veprën penale të vrasjes me dashje. Pas datës 27 policia për momentin nuk ka asnjë të dhënë për vendndodhjet apo lëvizjet e viktimës dhe dy të njohurve të tij, tashmë në pozicionin e të dyshuarve. Viktima Fridman Xhaferraj është gjetur nga një banor i zonës, i mbytur në rezervuarin e Gjançit.

 

Të fundit

Pse sulmohet biznesi ushqimor?

Nga Shpetim Luku Një deklaratë e kohëve të fundit nga një e ftuar në një televizion të rëndësishëm e përmblodhi,...

2 mijë subjekteve iu rriten detyrimet, taksat vendore sqarojnë përllogaritjen dhe gjobat

Rreth 2% të totalit prej 100 mijë subjekteve aktive në Tiranë apo 2 mijë tatimpagues kanë kërkuar informacion për rivlerësimin e detyrimeve të taksave...

Lezhë/ Kandidati i Bashës: Nënkryetari i bashkisë dhe drejtori i OSHEE po blejnë vota

Mbrëmjen e së hënës janë shënuar sërish tensione mes kampeve politike në Lezhë, me pretendimin për blerje votash. Nënkryetari i bashkisë Fatjon Zefi dhe drejtori...

Kandidati për deputet i PD-së, Xhemal Gjunkshi, paraqitet në SPAK

Kandidati për deputet i PD-së, Xhemal Gjunkshi, është paraqitur mëngjesin e sotmë në SPAK. Xhemal Gjunkshi, ish-deputet dhe ish-shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura,...

Deputetët e Parlamentit Evropian thirrje Mitsotakis: Ndaloni shitjen e anijeve në Rusi!

Në flotën ilegale ruse lundrojnë shumë ish-anije greke. Shitja e anijeve të vjetëruara është fitimprurëse për pronarët grekë të anijeve. Deputetët e BE-së i...

Lajme të tjera

Web TV