Gruaja e këngëtarit të njohur, u kërkon falje personave që ka bullizuar

Chrissy Teigen ka thyer heshtjen duke kërkuar falje për bullizimin e disa personave në “Titter”.

Përmes një postimi, modelja amerikane reflektoi “peshën dërrmuese të pendimit për gjërat që ka thënë në të kaluarën”.

Teigen publikoi një sërë “tweete” duke i kërkuar falje publike moderatores Courtney Stodden, e cila e akuzoi atë për bullizim në internet.

Stodden e pranoi faljen, por tha se këto ishin thjesht një përpjekje për të mos dëmtuar më tej reputacionin e Teigen.

Në postimin e saj të fundit, Teigen tha se ajo po u drejtohej privatisht njerëzve që kishte fyer në të kaluarën, megjithëse nuk përmendi emra.

“Nuk ka asnjë justifikim për postimet e mia të tmerrshme në të kaluarën”, shkroi Teigen, “Unë isha një bullizuese dhe më vjen shumë keq”.

“Unë shkruaja në “Tëitter” për të tërhequr vëmendjen dhe të tregoja që isha e zgjuar. Mendoja se kjo më bënte të ndihesha mirë duke bullizuar njerëzit e famshëm.

Në të vërtet unë isha e pasigurt, e papjekur dhe në një botë ku mendoja se duhet të bëja postime të tilla për tu pranuar.”, shkruante modelja.

Në vitin 2011, Teigen, e cila në atë kohë ishte 25 vjeçe, i dërgoi mesazhe në “Tëitter” 16-vjeçares Stodden, duke e nxitur që t’i merrte jetën vetes.

Në atë kohë Stodden u bë e famshme si bashkëshortja adoleshente e aktorit Doug Hutchison i cili ishte 50-vjeç kur u martuan.

Hutchison u divorcua vitin e kaluar me Stodden./ MCNtv.al