Një banesë është përfshirë nga flakët dhe një e moshuar ishte bllokuar mes tymit e flakëve.
Ngjarja ndodhi në në zonën e “Myslym Shyrit”, pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Kanë qenë efektivët e repartit “Shqiponja” të Tiranës ata që kanë bërë të mundur shpëtimin e të moshuarës, e cila u gjet pa ndjenja brenda banesës por ende në jetë.
Kështu që 75-vjeçarja është marrë në krahë për 5 kate nga efektivët, të cilët e kanë dërguar në spital. Pamjet janë publikuar nga newsbomb.