Shqiptari vret të dashurin e ish-gruas, ecën i qetë me thikë dhe duart me gjak (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shqiptar nga Kosova, me inicialet B. A., 48 vjeç dhe me banim në Belgjikë, dyshohet se ka vrarë të dashurin e ish-bashkëshortes së tij.

Vrasja ka ndodhur të hënën në qytetin belg Deurne, afër një shkolle ku gruaja me të dashurin kishte shkuar për të marrë fëmijët e saj. Fëmijët po ashtu ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje.

Viktima është identifikuar si Ismet Osmanay, 52 vjeç dhe ai u godit me një mjet të prehtë.

“Viktima vdiq në vend”, tha policia e Antwerpenit, shkruan portali GVA.be.

Pas sulmit, disa prindër që ishin afër shkollës tentuan t’i japin ndihmë viktimës së goditur në qafë, por ishte e kotë.

Vrasësi, sipas dëshmitarëve u largua i qetë nga vendi i ngjarjes.

“Me gjakun që i pikonte nga duart, ai qetësisht kaloi aty pranë. Nuk u shqetësua dhe vazhdoi të ecte”, tha një dëshmitar.

Pak kohë pas vrasjes, policia belge arriti të arrestojë të dyshuarin.

“Tani jemi duke u përpjekur të zbulojmë se çfarë ka ndodhur saktësisht në bazë të intervistave të dëshmitarëve”, tha Wouter Bruyns, zëdhënës i policisë për Antwerpen.

Policia tha se vrasja u krye në sy të fëmijëve.

Të fundit

Maqedonia e Veriut goditet nga tërmeti, sa ishte magnituda

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në orën 1 e 50 minuta, Maqedonia e Veriut është goditur...

Përmbytjet ‘shkatërruese’ në Australi

Përmbytjet në Australi kanë shkaktuar shkatërrime “të pabesueshme” në komunitetet në të gjithë Queensland-in verior, ka thënë kryeministri i shtetit, edhe pse kushtet po...

Pse bien bursat dhe rritet dollari? Çfarë po ndodh me kriptovalutat?

Rreziqet për inflacionin dhe koston e produkteve të energjisë Pse ranë bursat pas njoftimit të tarifave të reja? Tarifat e reja doganore të shpallura – dhe...

Efiçenca e drejtësisë, ILD miraton kalendarin e inspektimeve për vitin 2025

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka miratuar në Mbledhjen e Përgjithshme të Inspektorëve planin e inspektimeve në prokurori e gjykata për vitin 2025. U miratuan...

‘Budallenj ishin gjermanët…?’/ Rama: Populli i jep votën kujt ka ende për të dhënë

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjeve të komentuesve në facebook. Dikush i kërkonte që të ikte nga pushteti pas kaq vitesh, pasi nuk janë budallenj në...

Lajme të tjera

Web TV