Teuta mëson kundërshtarin, ja ekipi me të cilin do përballet në Champions League

Skuadra kampione e Shqipërisë, Teuta, do të luajë kundër Sherif Tiraspol në fazën e parë kualifikuese të Champions League për sezonin e ardhshëm.

Shorti i hedhur këtë të martë vendosi durrsakët përballë kampionëve të Moldavisë.

Teuta kampione është e pozicionuar në grupin e skuadrave jofavorite për turin e parë, duke pasur një koeficient relativisht të ulët (2.750), nisur nga fakti se ka mbi dy dekada që nuk merr pjesë në Ligën e Kampioneve.