“Urrejtje ndaj LGBT”/ Biznesmeni gay betejë ligjore me VIP-at: S’do e ushtrojnë më profesionin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kërkesat e komunitetit LGBT për të krijuar ligje për familjet me prindër të së njëjtit seks dhe të dy të njihen në certifkatë është keqkuptuar dhe ka qarkulluar sikur po kërkojnë zëvendësimin e fjalës “nënë” me prindi 1 apo 2.

Kjo temë është komentuar edhe nga biznesmeni Elton Ilirjani në “Shqipëria Live”, ku tha se nuk e kanë kërkuar në asnjë moment një gjë të tillë dhe ka pasur thirrje për urrejtje për këtë çështje. Ndër të tjera paralajmëroi se do të ndërmarrë hapat ligjorë për këdo që bën thirrje urrejtje ndaj komunitetit.

Elton Ilirjani: Ka qenë një thirrje urrejtje deri në limitin që e kam quajtur edhe ksenofobi. Kishte shumë racizëm. E ka sqaruar dhe Xheni dhe aktivistë të tjerë që komuniteti LGBT në Shqipëri qoftë në mënyrë zyrtare apo jo nuk ka kërkuar asnjëherë ndryshimin e emërtimit “nënë” dhe “baba”. Nuk e ka kërkuar as për vete, as për komunitetin jo LGBT. Është çmenduri dhe nuk e kemi kërkuar as nuk e kërkojmë një gjë të tillë.

Këtu pati një keqdashje totale. Kam një kritikë profesionale me Ermal Pecin, të cilit i kam thënë që temat LGBT trajtoji me kujdes. Populli shqiptar nuk është mësuar ende. Kjo ngjall diskutime edhe në Teksas nëse një burrë ngeli shtatzënë, ngrihen të gjithë për protesta.

Nuk i kemi bërë keq askujt dhe nuk i thamë askujt të heqë fjalën “nënë”. Kjo bëhet që nesër kushdo të matet 10 herë para se të bëj thirrje urrejtje.

Gjithashtu ka bërë një listë me 10 persona, ndaj të cilëve do të marrë hapat ligjorë që të mos ushtrojnë profesionet e tyre pasi kanë bërë thirrje urrejtje ndaj komunitetit LGBT.

Lexo edhe :  Risia në aeroporte! Parfumet, pijet alkoolike dhe lëngjet lejohen në bagazhin e dorës

Ilirjani thotë se gjithçka do të ndalet vetëm nëse do të kërkojnë falje publike.

Elton Ilirjani: Julian Deda thoshte “lëtyra” dhe “palaço” për mua. Kjo ishte ndodhi më e keqe. Pas 3 orësh, kam takim me 4 avokatët, kam njoftuar të gjitha organizatat LGBT këtu. Unë do të marr të gjithë hapat ligjor, procedurial në raste të tilla. Nuk kam asgjë me Ermal Peçin, as me Jul Dedën, as me Blerta Tafanin, as me psikologen, as me persona të tjerë që filluan më mbrapa, Bes Kallaku, Altin Basha. Politika nuk është ndjerë, nuk ka reaguar. Janë më të zgjuar, ndoshta janë më të formuar, janë 2-3 deputetë, këtu futet dhe Kujtim Gjuzi. Na kanë sharë “pederast” dhe duhet të përgjigjen.

Me këtë listë, do të bëj që të vendoset ligji për personat ndryshe. Këtu mund të jetë edhe dikush tjetër. Në Shqipëri, ata do të marrin atë që parashikon ligji. Nëse kanë profesione specifike, do tu kërkohet të mos ushtrojnë më profesionin. Personat publik që bëjnë thirrje homofobike duhet të mos ushtrojnë më profesionin. Nëse kërkojnë falje publike, do e ndal të gjithë këtë gjë.

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV