UEFA për Albanian Post: Ka nisur procedura disiplinore ndaj Arnautoviç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marko Arnautoviç, sulmuesi me prejardhje serbe i përfaqësuese austriake, shau me nënë një lojtar të kombëtares së Maqedonisë së Veriut dhe e ofendoi atë me gjuhë raciste.

Të hënën në një përgjigje për Albanian Post nga Shtëpia e Futbollit Evropian (UEFA), thuhej se nuk janë hapur procedura për asnjë ndeshje që është luajtur më 13 qershor.

Megjithatë, më datën 15 qershor, UEFA kanë dërguar një tjetër e-mail drejt Albanian Post ku informon se procedura disiplinore për lojtarin austriak, Marko Arnautoviç, ka filluar.

“Në përputhje me nenin 31 (4) të Rregullores Disiplinore të UEFA-s, një Inspektor Disiplinor është caktuar të kryejë hetimin në lidhje me incidentin që përfshin lojtarin Marko Arnautovic, që ndodhi gjatë ndeshjes në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian 2020 mes ekipeve kombëtare të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut më 13 qershor 2021”, thuhet në përgjigjen e UEFA-së.

Ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 1:3.

Ofendimet nga Arnautovic drejt lojtarëve të kombëtares së Maqedonisë së Veriut filluan pasi shënoi golin e tretë në minutën e 89-të.

“Ta q**** mamanë shqiptare”, ishin fjalët e Arnautoviç drejtuar shqiptarit që luan për kombëtaren e Maqedonisë së Veriut, Ezgjon Alioskit.

Arnautoviç ka shkruar edhe një postim në Instagram ku ka kërkuar falje edhe në gjuhën shqipe duke thënë “Më falni”./Albanianpost.com

Të fundit

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Luftoi me flakët për të shpëtuar jetë, Agim Troci: Mendova për fëmijët

Agim Troci, heroi i cili rrezikoi jetën për të shpëtuar fëmijë e të moshuar mes flakëve në Delvinë ka rrëfyer momentet e tmerrit. Shefi i...

Klienti godet me thikë praktikantin e berberhanes, zbardhen detajet

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e 25-vjeçarit në Vlorë! Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm mes autorit dhe të plagosurit. Autori...

Avokati Kujtim Cakrani: Rama është palaço që i hedh benzinë zjarrit

Avokati Kujtim Cakrani, mbrojtësi ligjor i policit Ardian Isufi i cili tashmë është i pezulluar, ka deklaruar se nuk është klienti i tij ai...

Lajme të tjera

Web TV