Zbardhet vendimi i qeverisë, Shqipëria blen një tjetër sasi vaksinash anti-Covid nga Pfizer

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria shqiptare ka miratuar sot një tjetër marrëveshje me kompaninë Pfizer për blerjen e një tjetër sasie vaksinash anti-covid.

Në vendimin e miratuar sot nga Këshilli i Ministrave, thuhet se kjo marrëveshje nuk do të publikohet në asnjë website të institucioneve apo në “Fletoren zyrtare” për shkak të sekretit tregtar.

VENDIMI
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave
VENDOSI

Neni 1
Miratimi i tekstit të marrëveshjes
1. Miratimin e tekstit të marrëveshjes për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Overseas LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij akti normativ.
2. Marrëveshja për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Overseas LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur në marrëveshje nga Pfizer Overseas LLC, nuk do të publikohet në asnjë ëebsite të institucioneve apo në “Fletoren zyrtare”.
3. Të gjitha institucionet e përfshira në dhënien e mendimit, të miratimit apo që janë pjesë e procesit kanë detyrimin të mos bëjnë publike marrëveshjen bashkëlidhur këtij akti normativ apo pjesë të saj.
4. Detyrimet e organeve shtetërore dhe përjashtimet nga detyrimet për furnizimin e vaksinës anticovid, të përcaktuara në aktin normativ nr.1, datë 10.1.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, janë të njëjta edhe për këtë marrëveshje, sipas kushteve të tekstit të saj, bashkëlidhur këtij akti normativ.

Lexo edhe :  "Je e vetmja opozitë që nuk e mund dot", kryeministri falenderon Linda Ramën pas triumfit

Neni 2
Efektet financiare
Efektet financiare, që rrjedhin nga marrëveshja bashkëlidhur këtij akti normativ, përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2021.

Neni 3
Hyrja në fuqi
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Të fundit

Rama përgëzon partitë e reja: Uroj të mos bën si opozita e vjetër

Edi Rama ka mbajtur sot fjalimin e tij të parë pas fitimit të një mandati të katërt për të...

Ford po tërheq 270.000 makina nga Amerika, probleme me sistemin e frenimit

Ford Motor po tërheq 273,789 automjete në Shtetet e Bashkuara pasi humbja e funksionit të frenave mund të rrisë rrezikun e një aksidenti, tha...

Gjykata e Lartë rrëzon SPAK-un: Elton Qyno nuk ka kryer vepër penale

Masa e sigurisë "Detyrim paraqitje" që SPAK vendosi ndaj gazetarit Elton Qyno është shfuqizuar nga Gjykata e Lartë. Treshja e gjyqtarëve Medi Bici, Ilir...

Kur shkenca dhe natyra bëhen bashkë, Kina zbulon baterinë bakteriale

Kina prezanton një risi të madhe në teknologjinë e energjisë: Bateria bakteriale. Në një hap të rëndësishëm përpara në fushën e ruajtjes së energjisë,...

iShowSpeed provokon yllin e Bayern: “E njeh Lamine Yamal? E përballon dot?”

Youtuber-i i famshëm, iShowSpeed, së fundmi ​​bisedoi me Alphonso Davies në një lidhje direkte, teksa po luanin FIFA. Ai i bëri një pyetje ngacmuese mbrojtësit...

Lajme të tjera

Web TV