50-vjeçari italian plagos me thikë shqiptarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shtetas shqiptar është plagosur me thikë pas një sherri me një shtetas Italian në qytetin Rivoltella di Desenzano, në Itali. Sipas mediave italiane, autori dyshohet se është një 50-vjeçar, person me precedent penal. Sherri ndodhi jashtë një lokali për motive banale. Pas konfliktit verbal, autori nxorri thikë dhe goditi 47-vjeçarin shqiptar.

Thika kishte prekur arterien në krahun e majtë. Për fat të mirë, në vendngjarje ishte i pranishëm edhe një mjek, i cili ndërhyri menjëherë duke bërë të mundur bllokimin e gjakderdhjes së shqiptarit, deri sa aty mbërriti helikopteri i urgjencës dhe e transportoi 47-vjeçarin në spitalin e Breshias.

Ndërsa autori u largua nga vendngjarja dhe u arrestua disa orë më vonë. Ai ishte fshehur në banesën e një çifti me të cilët kishte njohje. Këta të fundit u proceduan penalisht në gjendje të lirë për përkrahjen e autorit të krimit. 50-vjeçari italian akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë. Atij iu sekuestrua edhe thika me të cilën dyshohet se ka kryer krimin./MCN.tv

 

Të fundit

Gjirokastra, 20 vite në UNESCO, Rama ndan pamjet: Pasuri e botës dhe e shpirtit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të martë, 15 korrik, disa pamje nga Gjirokastra, teksa ky qytet i lashtë...

100 milionë lekë arkëtime nga qiratë e pasurive të sekuestruara

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka shënuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave nga qiradhënia në gjashtëmujorin e...

Masakra e 15 korrikut 1927 në Vjenë, kur përplasja politike u kthye në gjakderdhje

Më 15 korrik 1927, Vjena u trondit nga një ngjarje tragjike që la pas vetes 90 protestues të vrarë, rreth 600 të plagosur, si...

Kishte ardhur me pushime në Dhërmi me shoqërinë e tij, humb jetën 20-vjeçari nga Kosova

Kishte ardhur me pushime në Dhërmi me shoqërinë e tij, humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, ja për çfarë dyshohet Njoftimi i Policisë Specialistët e Stacionit të...

99% e të rinjve shqiptarë çdo ditë online, por të fundit në Europë për aftësitë dixhitale

Në një kohë kur aftësitë digjitale janë thelbësore për integrimin në tregun modern të punës dhe për përfshirjen në shoqërinë digjitale, Shqipëria vijon të...

Lajme të tjera

Web TV