Makina del nga rruga në Fier, një person humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë, Si pasojë një person ka ndërruar jetë.

Identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur.

Policia  ka mbërritur  në vendin e ngjarjes dhe punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit .