Holanda “dritë jeshile” Shqipërisë, Xhaçka: Njohje e merituar e reformave tona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parlamenti holandez i ka dhënë dritën jeshile Shqipërisë duke kërkuar mbajtjen sa më shpejtë të Konferencës së parë Ndërqeveritare. Lajmi është dhënë nga Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka duke e cilësuar arritje pozitive dhe njohje e merituar e reformave të ndërmarra deri më sot nga vendi ynë.

“Parlamenti i Holandës sapo votoi “Po”! Dritë jeshile nga Parlamenti Holandez! Shqipëria i ka përmbushur kushtet dhe është gati të mbajë Konferencën e parë Ndërqeveritare. Një lajm shumë i mirëpritur dhe një njohje e merituar e reformave tona”, shkruan Xhaçka në twitter

Edhe pse Holanda e ka kundërshtuar për një kohë hapjen e bisedimet me Shqipërinë në lidhje me anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian duke se qëndrimi ka ndryshuar. Sipas parlamentit holandez, Shqipëria ka bërë përparim të mjaftueshëm për të filluar bisedimet. Partitë në qeveri “Popullit për Liri dhe

Demokraci” (VVD)  dhe “Thirrjes Kristian-demokrate” CDA, të cilat më parë kishin mbajtur një qëndrim negativ, sot kanë dhënë “sinjale pozitive” për Shqipërinë. Ata thonë se është bërë përparim në fusha të tilla si sundimi i ligjit dhe luftimi i korrupsionit. Edhe partitë e tjera opozitare kanë mbështetur gjithashtu qëndrimin e qeverisë.

Sinjalet e zbutjes së Holandës skeptike janë dhënë pak  kohë më parë kur ministrja e jashtme holandeze, Sigrid Kaag tha se “Konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë mund të ndodhë sa më shpejt, që të arrihet marrëveshja mbi kornizën negociuese me Shqipërinë”.

Përsos zbutjes së qëndrimit të saj, Holanda ka disa rekomandime ku kërkohet më shumë punë në drejtim të forcimit të institucioneve dhe se politikanët dhe qytetarët duhet të mësohen me pavarësinë e gjyqësorit, të përfundojë Vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të plotësohen të gjitha vendet e lira në fushën e drejtësisë.

Lexo edhe :  Sot 1 maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, si lindi dhe historiku i kësaj dite

Më 22 qershor pritet mbledhja e Këshillit Evropian, ku unioni do të vendosë nëse do të ketë apo jo një datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

 

Të fundit

Përse i duhet i ‘shkarkuar’ Gabriel Escobari, Albin Kurtit?

Nga Mero Baze Gabriel Escobar, zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit i SHBA dhe i dërguari Special në zyrën e Çështjeve...

“Në fillim nuk më pranuan…”/ Aktori Ledio Lako rrëfen vështirësitë e nisjes së karrierës

Aktori ikonik i “Portokallisë”, Ledio Lako në një rrëfim për një emision televiziv, tregoi vështirësitë e fillimit të karrierës së tij. Ledio tregoi se kush...

Çfarë do të prezantojë Apple në eventin e saj më të papritur

Apple ka paralajmëruar një prezantim për këtë të martë, më 7 maj në orën 16:00 në Spanjë nën titullin Let loose , i cili fillimisht do...

Tetë orë në SPAK/ Veliaj: Dhashë kontributin tim për të vërtetën, unë sot nuk jam…

“Unë sot nuk jam as i akuzuar, por as në hetim. Dhash kontributin tim për të vërtetën”, kështu shprehet kreu i Bashkisë së Tiranës,...

Luizi falenderon Kiarën: Më ke bërë bab dhe njeriun më të lumtur në botë (Video)

Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagramit, fituesi i edicionit të dytë të ‘BBV’, Luiz Ejlli ka ndarë një video ku mes emocionesh...

Lajme të tjera

Web TV