Humb jetën 10 minuta pasi bëri dozën e dytë të Pfizer 56-vjeçarja në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 56-vjeçare në Greqi ka vdekur 10 minuta pas marrjes së dozës së dytë të Pfizer. Mediat fqinje raportojnë se gruaja ishte në dhomën e pritjes në momentin kur u ankua se kishte dhimbje në gjoks e shpinë dhe ra në tokë.

Mjekët bënë përpjekje që ta mbanin në jetë, por nuk ia dolën. Sipas të dhënave të para dyshohet se gruaja ka pësuar sulm në zemër dhe edemë pulmonare.

Raportohet gjithashtu se 56-vjeçarja kishte sëmundje shoqëruese. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Banorët në fshatin Kertezi, Kalavrita, janë shokuar nga vdekja e papritur e 56-vjeçares. Gruaja dhe burri i saj kishin lënë vendbanimin e tyre të përhershëm në Athinë një vit më parë dhe kishin shkuar në shtëpinë që kishin në Kertezi, në mënyrë që të mbroheshin nga pandemia.

Të fundit

Këmbimi valutor 24 shkurt/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 93.8 lekë dhe do shitet me 95...

Mes Kërtis Jarvin dhe Aleksandër Dugin, dy filozofët e prerjes radikale

Nga Leonard Veizi   Në prurjet e mëdha dhe shpeshherë të pakuptueshme të mendimit filozofik, ndodh që herë të duket sikur nuk njeh asnjë prej rrymave,...

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Jasna Vukiqeviq   Rregullat e reja të tenderit për qiratë e plazheve, të cilat përfshijnë çmime tri herë më të larta, shkaktuan debate të ashpra midis...

Veliaj: Jo shkrirjen e SPAK, por luftë me atë që më futi në burg para zgjedhjeve

Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia, duke kundërshtuar akuzat e ngritura ndaj tij dhe duke sulmuar ashpër prokurorin e çështjes, Olsi Dado. Në...

Berisha në Athinë: Do rikthejmë marrëveshjen e detit me Greqinë

  Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi gjatë mitingut elektoral në Athinë se, sapo opozita të vijë në pushtet, do të aktivizojë marrëveshjen për kufirin detar me...

Lajme të tjera

Web TV