Juventusi në zi, ndahet nga jeta legjenda e klubit bardhezi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një flamur i Juventusit, fillimisht si lojtar dhe më pas si menaxher. Giampiero Boniperti, presidenti i nderit i “Zonjës së Vjetër”, u nda nga jeta mbrëmë. Boniperti, i cili do të kishte mbushur 93 vjeç më 4 korrik, vdiq gjatë natës në Torino për shkak të një sulmi në zemër. Në vitet e fundit, ish-lojtari i Juventusit ishte tërhequr në jetën private. Lajmin e ndarjes nga jeta e komunikoi familja. Varrimi do të bëhet në ditët e ardhshme privatisht.

Me këtë njoftim për shtyp, Juventusi donte të përshëndeste një legjendë nga historia e vet: “Ky është lajmi që ne kurrë nuk kemi dashur t’jua japim. Sot, 18 qershor 2021, ne përshëndesim përgjithmonë Giampiero Boniperti, i cili vdiq në Torino në moshën 92-vjeçare. Ai do të kishte mbushur 93 vjeç për disa ditë, 4 korrikun e ardhshëm. Emocioni që të gjithë ne ndiejmë tani nuk na pengon të mendojmë fort për të, për gjithçka që “Presidentissimo” ishte dhe do të jetë gjithmonë në jetën e Juventusit.

Një figurë e pashlyeshme, e cila nga sot i dorëzohet kujtesës, sepse tashmë ka përfunduar në librat e historisë së futbollit prej disa kohësh. Kur shprehni një mendim, dhe ai mendim bëhet pjesë e ADN-së së klubit, të cilit i keni kushtuar jetën, kjo do të thotë që karakteri juaj është bërë identiteti dhe mënyra e të qenurit. Do t’ju kujtojmë përgjithmonë”.

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV