“Nis investimi 10 mln euro”/ Rama: Shqipëria do kthehet në një prej pikave më të mëdha të Mesdheut për distribucionin e peshkut Ton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka bërë publik lajmin se ka filluar investimi për krijimin e një prej pikave më të mëdha të Mesdheut për distribucionin e peshkut Ton në të gjithë botën.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Rama ka ndarë pamje nga procedura e këtij investimi i cili do jetë me tre faza, i shtrirë në tre vjet dhe do të kalojë shifrën e 10 milionë eurove.

Kryeministri shprehet se Shqipëria do të bëhet një nga vendet kyçe në Mesdhe për ekonominë globale të këtij produkti shumë të kërkuar të detit.

“⚓️??Filloi investimi për një prej pikave më të mëdha të Mesdheut për distribucionin e peshkut Ton në të gjithë botën. Ky investim do të jetë me faza, i shtrirë në tre vjet dhe do të kalojë shifrën e 10 milionë eurove. Shqipëria do të bëhet një nga vendet kyçe në Mesdhe për ekonominë globale të këtij produkti shumë të kërkuar të detit. Akuariumet e Tonit do të jenë njëkohësisht, si kudo në ujërat mesdhetare edhe destinacion për turistët.
?Ekonomia blu, do të njohë një rritje të re të fuqishme në rrugën e Shqipërisë2030??”, shkruan Rama në fund të postimit.

Të fundit

Një paradë e madhe ushtarake po planifikohet për ditëlindjen e Donald Trump

Planet e detajuara për një paradë të madhe ushtarake të planifikuar të zhvillohet në ditëlindjen e presidentit amerikan Donald...

‘Magji mbi Jon’, Himara çel sezonin turistik me festivalin dyditor

Himara do të çel zyrtarisht sezonin turistik në datat 2 dhe 3 maj. Në kuadër të saj do të mbahet dhe një festival dyditor...

Vajza e Bill Gates tregon sindromën nga e cila vuan babai miliarder

Phoebe Gates, vajza 22-vjeçare e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka zbuluar pa dashje një detaj rreth shëndetit të babait të saj. Gjatë një interviste...

Gaza në prag të zisë së bukës/ Sulmohet nga Izraeli anija me 30 aktivistë në bord(VIDEO)

Një anije me 30 aktivistë në bord është sulmuar nga dronë izraelitë pranë brigjeve të Maltës. Raportohet se synimi i aktivistëve ishte thyerja e bllokadës...

Luftoni sikur demokracia jonë varet prej saj

Bordi editorial është një grup gazetarësh opinioni, pikëpamjet e të cilëve informohen nga ekspertiza, kërkimi, debati dhe disa vlera të caktuara afatgjata. Është i...

Lajme të tjera

Web TV