Rama: Sapo kanë mbërritur edhe 50,000 doza të tjera të vaksinës Coronavac

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sapo kanë mbërritur edhe 50,000 doza të tjera të vaksinës Coronavac në vendin tonë. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama.

“Aeroporti “Nënë Tereza” Edhe 50,000 doza të tjera të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke e çuar në 1,067,950 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura deri tani. Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten ditë pas dite, për një sezon turistik përtej pandemisë”, shkruan Rama.

Edhe mbrëmë në Rinas kanë mbërritur një sasi prej 50.000 dozash vaksine coronavac. Kujtojmë se deri tani në vendin tonë ka shkuar në mbi 870 mijë numri i vaksinimeve kundër koronavirusit të kryera që nga fillimi i fushatës së vaksinimit. Procesi i vaksinimit në vend vijon me ritme mjaft të shpejta, ndërsa po ashtu çdo javë mbërrijnë doza vaksinash.

Ditën e djeshme ka nisur procesi i vaksinimit anti-COVID edhe te të burgosurit, pas vaksinimit të policëve të Burgjeve. Ministrja Gjonaj tha se deri më tani në sistemin penitenciar janë vaksinuar 143 të dënuar.

Të fundit

Blen online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe

Një qytetare denoncon në redaksinë tonë e emisionit “Stop” një faqe në Facebook, që i ka shitur një vaj...

PD ankimon në KAS vendimin e Celibashit për nisjen e numërimit të votave nga Greqia

Partia Demokratike ka depozituar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) një ankim ndaj vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili...

Nuk ka paqe në horizont! Rusia sulmon me dron autobusin në Ukrainë, 9 civilë humbën jetën

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me dron rus ndaj një autobusi pasagjerësh në verilindje të Ukrainës, kanë...

Laura Antoneli dhe Eduixh Fenek, dy seks-simbolet që u keqpërdorën në komeditë erotike

Nga Leonard Veizi Në vitet 1960-1970, kinema italiane lindi një fenomen kulturor i quajtur “commedia sexy all'italiana”, një hibrid i humorit, erotizmit, dhe satirës sociale....

Angelina Jolie rikthehet në Festivalin e Kanës pas 14 vitesh

Pas një mungese prej 14 vitesh, Angelina Jolie kthehet me stil në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës 2025, si një figurë që...

Lajme të tjera

Web TV