“The Economist” vlerëson Veliajn për projektin e piramidës: Memoriali i diktatorit po merr një tjetër formë jete

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazeta prestigjoze “The Economist” ka vlerësuar projektin e kryebashkiakut Erion Veliaj për restaurimin e piramidës.

Për vite me radhë ndërtesa ka qenë një pamje e shëmtuar. Piramida e Tiranës ishte duke u rrënuar, e zhveshur nga struktura e saj prej mermeri dhe e dëmtuar nga mbishkrime, thekson “the Economist”. Aktualisht punëtorët janë duke punuar për restaurimin e ndërtesës më të pazakontë në kryeqytetin shqiptar, duke nisur nga maja e saj.

Përfunduar në vitin 1988, në të njëjtin vit me piramidën e Parisit të I.M. Pei, versioni i rraskapitur i Tiranës po merr një jetë të re.

Piramida u ndërtua si një muze dhe memorial për diktatorin komunist shqiptar Enver Hoxhën, i cili ndërroi jetë  më vitin 1985. Ndërtesa ishte projektuar nga vajza e tij dhe bashkëshorti i saj, të cilët pohuan se u frymëzuan nga mali që ngrihet mbi qytet. Rëndësia e saj reale ishte e dukshme për të gjithë, Z. Hoxha konsiderohej  faraoni i Shqipërisë dhe do të mbahej mend për mijëra vjet. Në mënyrë të fshehtë, shqiptarët u ankuan por ata ishin të varfër, një piramidë dukej mjaft ekstravagante dhe përveç kësaj, Hoxha ishte një përbindësh, vrasës masiv, shkruan “The Economist”. Kur komunizmi në Shqipëri u rrëzua më vitin 1991, muzeu memorial u mbyll menjëherë.

Që nga ajo kohë, askush nuk  ka ditur si të veprojë lidhur me ndërtesën.  Gjatë luftës së Kosovës më 1999, NATO e përdori piramidën si një shtab rajonal.

Udhëheqësi që mori pushtetin pas rrëzimit të komunizmit Sali Berisha, nisi një projekt të dështuar, për ta shndërruar atë në një teatër të ri kombëtar. ”The Economist” citon kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj i cili thotë se Struktura u shndërrua në  “një Frankenshtain”.

Lexo edhe :  Rama takim urgjent me drejtuesit politikë të qarqeve, zbulohet shkaku

Vitin e kaluar Z. Veliaj u përfol për vendimin e tij të rindërtojë teatrin kombëtar, një strukturë e ndërtuar gjatë gjatë luftës së dytë botërore nga sunduesit italianë.

Liderët ndonjëherë duhet të shkojnë kundër rrymës, citon “The Economist” Veliajn duke shtuar: “Vetëm peshqit e ngordhur shkojnë me rrymën”. Përkundrazi , vendimi i kryebashkiakut për restaurimin e piramidës është mjaft i kërkuar.

Kur restaurimi të përfundojë, piramida do të ketë shkallë, që t’iu mundësojë njerëzve ngjiten në majë. Brenda piramidës që dikur ishte tempulli i një tirani, do të funksionojë një organizatë  me të cilën z. Veliaj u takua në Armeni dhe që do tu mësojë fëmijëve se si të programojnë, përfundon gazeta prestigjoze./The Economist

Të fundit

E rëndë në Tiranë/ Kabina elektrike përfshihet nga flakët, humb jetën një person

Këtë të shtunë rreth orës 00:10, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kavajës në Tiranë. Sipas informacioneve,...

Rroftë Trump, poshtë Kushner!

Nga Skënder Minxhozi Kjo është vetëm njëra dilemat e mëdha që turbullojnë këto orë PD e sotme dhe kryetarin e saj. Të tjera dilema, nëse...

“E kanë kafen si lëng gështenjash”, Rama: Gjermania është bërë e vështirë për emigrantët

Dhurata dhe Sofo ishin të ftuarit e radhës të kryeministrit Edi Rama në podkastin “Flasim”. Ata kanë një agroturizëm në Tragjas të Vlorës. Mes diskutimeve...

Familja Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë/ Ja çfarë roli do të marrë secili anëtar

Melania, Eric, Donald Jr., Ivanka dhe Barron, e gjithë familja Trump do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë të hënën pas inaugurimit të Donald...

A mund të konsumohet kivi bashkë me lëkurë? Zbuloni të vërtetën

Fruti i kivit është një nga frutat më të veçanta me një lëkurë plot qime dhe tul të athët në të ëmbël dhe jeshil...

Lajme të tjera

Web TV