Analiza në PD, në dobi të forcimit dhe misionit të saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Erald Shulla

“Problemet e fitores janë më të pëlqyeshme se të humbjes, por nuk janë më pak të vështira” -Ëinston Churchill… “Mëso të shkuarën nëse do të dish të ardhmen” e për këtë kryesia e Partisë Demoraktike vendosi të bëjë analizën e asaj per atë që kryetari z. Lulzim Basha e quan “Masakra zgjedhore e 25 Prillit”. Analiza pritet të shtrihet në të gjithë zinxhirin e strukturave të Partisë Demokratike për të nxjerrë ne pah problematikat e ndryshme dhe çfarë nuk funksionoi siç duhet në forcën e dytë më të madhe në vend, shkaqet të cilat e lanë atë për herë të tretë rradhazi në opozitë. Vera mesa duket nuk do të jetë stinë pushimesh por akoma edhe më e nxehtë me analizen që po zhvillohet, ku në të vërtet analizat kërkojnë ftohtësi dhe maturinë e duhur dhe jo sulme arrivistësh ala-Nishan. Dhe ajo ashtu duhet të bëhet pa u ndikuar nga dalldisja e vapës fitore-humbëse, që mund të kapi disa që duan t’i vënë flakën PD-së dhe opozitës. (Për pleshtin e tyre duan të djegin jorganin). Demokratët mendojnë që nuk duhet humbur kohë prapë, siç edhe z.Basha e përmendi në deklaratën e tij. Është e vërtetë që Partia Demokratike nuk ka kohë për të humbur, dhe jo vetëm kohë por as zgjedhje më. Por nuk ka nevojë as për të bërë gjëra, akte dhe kundër-akte për të “mbushur kohën”. Atë ka kush e boshatis. Analiza e PD duhet patjetër të jetë e vërtetë dhe reale, e them këtë sepse asgjë false e apokrife nuk i shërben askujt, duhet të dalin në pah jo vetëm problematikat dhe mangësitë në fushatën e 25 Prillit, por mendoj që është e rëndësishme të analizohet në tërësi katërvjecari i opozitës. Të analizohet çfarë u bë dhe si u bë, vizioni dhe misioni i saj, roli dhe vendimet e kryetarit dhe kryesisë, gjendja e strukturave të saj, imazhi dhe programi, marrëdhënie me njerëzit, popullin dhe pozitën, etj, etj. Kandidatët e sukseset dhe mossukseset e tyre, dizavantazhet që ishin përballë të majtëve dhe avantazhet që nuk u shfrytëzuan si duhej e të tjera me rradhë që ka shumë. Partia Demokratike ka shumë çështje që duhet të analizojë, ka shumë për të korrigjuar por dhe për të ndryshuar. Të lërë dhe të marrë, të shkuar dhe të ardhme. Do ishte fatale për të gjithë, jo vetem për demokratët, nëse analiza në Partinë Demokratike nuk do të shërbejë si forcë shtytëse për ta ndryshuar për mirë opozitën shqiptare, në dobi të Shqipërisë.

Demokratët duhet të mësojnë nga e shkuara, për të vazhduar përpara, me sukseset e munguara. Analiza është analizë, si të thuash me vlera shëndetësore, nuk është as gjyq publik, dhe as si ato të hetimeve sigurimit të shtetit ku duhet të nxirreshin armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm. Pra nuk ka nevojë për përdorimin e gishtit tregues, kur drejtohet dhe përthyhet si në revolver për të ekzekutuar dikë. Ka nevojë për mendje, padiskutim liri mendimi dhe arsyetimi, ide dhe sinqeritet. Ata që kanë përgjegjësi për vendimet jo të duhurat, normale që duhet të mbajnë përgjegjësi dhe nuk duhet t’i shmangen atyre, sepse të mos dish të ndreqësh një gabim është më keq se gabimi vet. E rëndësishme është pranimi i realitet, qoftë ky dhe i hidhur. Misioni dhe vizioni i Partisë Demokratike është më i madh dhe i rëndësishëm se ambiciet për karrike të disa individeve. Analiza duhet t’i shërbejë misionit të Partisë Demokratike, i cili është 1 dhe vetem 1, rrugët e duhura që sjellin të djathtën në pushtet, gjithmonë në dobi të vendit, në aleancën e tij të patjetërsueshme Euroatlantike. Ashtu siç duhet dhe e duam në mënyrën më demokratike me zgjedhje të lira dhe të ndershme. E qe ky mision të arrihet, kërkon strategji të drejtë dhe vendosmëri të qartë se çfarë dhe pse duhen bërë gjërat. Sepse as suksesi i të majtes nuk është përfundimtar, dhe as dështimi i djathtës nuk është fatal, por përvojë. Ajo që ka rëndësi për Partinë Demokratike është që të vazhdoj përpara. E që PD të vazhdojë përpara në rrugën e arritjeve, kërkon në mënyrë imediate ndryshim: Ndryshim rrënjësor që nga forma dhe mënyra e drejtimit në të gjithë zinxhirin e strukturave dhe aleatin e qëndrueshëm Perëndimor, Bashkimin Europian, SHBA-në jetike. Partia Demoratike ka nevojë që të zgjidhë menjëherë përplasjet brenda llojit. Modeli i figurave të mbartura si Nishani, i cili atakon pafund figura dhe vetë kryetarin e PD z. Basha për egoizem vetanak duhet të marri fund njeherë e përgjithmonë në të djathtën reale shqiptare. Partia Demoratike ka nevojë për një riformatim të ri mbi themelet historike të saj, PD-ja duhet te jetë e hapur për vlerat, duhet të jetë e gatshme në çdo moment për të promovuar sa më shumë individë me dije e besueshmëri, të cilët vijnë nga shtresat e të përndjekurve politike prej rregjimit gjakatar të Enver Hoxhës, nga gjenerojnë dhe një pjesë e kritizerëve brenda, që i gëzohen mosmbarëvajtjes. Po të shikojmë në zgjedhjet e fundit kandidatet në listat e zgjedhjeve të 25 Prillit që vinin nga shtresa e harruar e të përndjekurve, ishin më të votuarit. Shqipëria vjen nga persekutimi dhe nuk u takon persekutorëve. Analiza duhet të shërbejë si një mundësi për të nxjerrë në pah të gjithë resurset që ka opozita Demokratike. Anglishtja amerikane është gjuha e parë e opozitës, që më pas e mesoi pozita e tanishme. Never sey never. Unë besoj që PD ka fuqinë për t’u shkëputur nga kjo gjendje e vështirë dhe të ringrihet për të vazhduar misionin e saj. E do koha, e do Shqipëria.

Të fundit

Zbulohen 176 bomba të Luftës së Dytë Botërore në një park fëmijësh

Një total prej 176 bombash të Luftës së Dytë Botërore janë zbuluar në parkun e lojërave Scotts Park, Wooler...

Digjet hoteli luksoz në Londër, rreth 125 zjarrfikës të angazhuar për shuarjen e zjarrit

Një zjarr i madh ka përfshirë një hotel luksoz në Londër, duke detyruar evakuimin e rreth 100 personave. Sipas autoriteteve, për të shuar flakët janë...

Protestuesit në Serbi shndërrojnë tragjedinë në lëvizje për ndryshim

Studentja e biologjisë Marija Petroviç thotë se, kur ajo dhe kolegët e saj, filluan të protestojnë kundër qeverisë së Serbisë pas rrëzimit të çatisë...

OBSH: Kanceri është shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me alkoolin në BE

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) publikoi sot gjetje të reja mbi mungesën alarmante të ndërgjegjësimit për lidhjen midis alkoolit dhe kancerit në Evropë dhe...

“Non grata e Berishës/ Zyrtarë të lartë në Uashington kanë kërkuar të verifikohen faktet!

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin Log. në News 24 foli për non gratën e kreut të PD Sali Berisha. Mediu...

Lajme të tjera

Web TV