“Imagjinoni çfarë bëhet atje lart”/ Artan Hoxha rrëfen arrestimin e gjyqtarit dhe trajnerit për trukime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Artan Hoxha, ka treguar gjatë emisionit “Top Arena” ngjarjen ku u arrestuan një trajner dhe një gjyqtar për trukim ndeshje në Kategorinë e Dytë në kampionatin shqiptar. Ai shpjegoi se nga hetimet për trafik droge, në një përgjim ishte zbuluar edhe marrëveshja për manipulimin e ndeshjeve.

“SPAK-u kapi arbitrin e Delvinës dhe trajnerin e Përmetit. Kishin trukuar një ndeshje më 1 mars të vitit të kaluar, mes Selenicës dhe Përmetit. Ishte e vetmja ndeshje që ka gjykuar ai gjyqtari Qerim Ruci. Ndeshja në fakt ka dalë 0-1 për Përmetin. Ndeshja është luajtur në Fier.

Janë dënuar për gjestin, jo për sasinë e parave. Gjesti është i dënueshëm, trukim ndeshjesh. Por nuk është hera e parë që ndodh në kategoritë e ulëta. Mbani mend në Shkodër që u kapën për trukimin e ndeshjes Vllaznia B-Tërbuni. Pra kur trukohet edhe ndeshja e Selenicës, imagjinojeni se çfarë bëhet atje lart pastaj.

Selenica u tërhoq edhe nga kampionati se nuk kishte para as të paguante biletat. Por hetimi ka qenë për trafik narkotikësh, në përgjim e sipër doli arbitri dhe u kap”, shpjegoi ai ngjarjen e çuditshme të ditës së djeshme.

Të fundit

Numërohet rreth gjysma e votave të diasporës: PS kryeson bindshëm, Lapaj i treti

Procesi i numërimit të votave të diasporës vijon, ndërsa deri më tani janë numwruar rreth 94,896 zarfa nga 194,889...

Berisha: Kemi fakte të panumërta për grabitjen e zgjedhjeve

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për media ka deklaruar se kanë shumë fakte që zgjedhjet parlamentare të 11 majit janë grabitur. Berisha...

Akuzat për vjedhjen e zgjedhjeve, Berisha niset për në Bruksel

Sali Berisha do të udhëtojë të enjten drejt Brukselit një ditë para protestës së paralajmëruar për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Burime...

Zgjedhjet në Shqipëri, DW: Ruajtje e pushtetit me mjete të dyshimta?

Edi Rama siguroi shumicën absolute në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri më 11 maj, 83 mandate morën socialistët, shkruan portali gjerman i ARD-së, "tagesschau". Partia Demokratike u rendit e dyta....

Gazeta greke për zgjedhjet e 11 majit: Mbizotëroi perspektiva europiane!

Përfundimisht Diaspora votoi për Edi Ramën“,- është titulli i artikullit që gazeta greke “TA NEA” i kushton fitores së socialistëve duke e konsideruar atë...

Lajme të tjera

Web TV