Një shqiptar në Itali, është kthyer në një shqetësim për klientët dhe punonjësit e një bari ku ishte ulur për të konsumuar alkool.
Mediat italiane shkruajnë, se 54-vjeçari Shpëtim Bogdani, ishte duke konsumuar alkool kur nisi të hidhte vazot në tokë e të thyente disa shishe.
Mediat shkruajnë se Bogdani, ka nisur të kërcënojë klientët e pranishëm në bar, si dhe ka goditur me shuplaka baristen e cila ishte me origjinë kineze.
Burri është arrestuar nga policia dhe aktualisht ndodhet në ambientet e paraburgimit, në pritje të masës së sigurisë.