Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Ja kush janë 32 ambasadorët e Francës në Shqipëri nga viti 1922 kur u vendosën marrëdhëniet diplomatike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mentor Hoxha -Paris

…Ndonëse, Shqipëria është një vend i vogël ballkanik dhe pa ndonjë peshë të madhe politike, diplomatike, ushtarake dhe ekonomike, 32 ambasadorët e Francës në Shqipëri që kanë shërbyer nga 16 qershori i vitit 1922 kur u vendosën marrëdhëniet diplomatike janë personalitete të njohura në Francë dhe në arenën ndërkombëtare. Janë nëpunës të lartë të Shërbimit Civil Shtetëror dhe diplomatë me një karrierë të gjatë dhe të spikatur. Të gjithë mbajnë gradat më të larta diplomatike dhe janë dekoruar me Titujt dhe Urdhrat më të lartë nga Presidenti i Francës dhe nga shtete të tjera.

Ambasadori francez ka një rol të rëndësishëm për shtetin e tij. Ai përfaqëson Francën në nivelin më të lartë politik. Ai merr letrat kredenciale të Presidentit të Republikës Franceze dhe i’a paraqet Kryetarit të Shtetit të vendit ku do shërbejë. Në emër të Kryetarit të Shtetit dhe Qeverisë së Francës, ai merret me Kryetarin e Shtetit dhe Qeverinë e vendit ku shërben. Ai mbron interesat e Francës dhe të francezëve, promovon shkëmbime të të gjitha llojeve, veçanërisht ekonomike dhe kulturore dhe siguron vazhdimësinë e dialogut politik shtet-shtet. Puna e ambasadorit francez është një punë ku përgjegjësitë janë të mëdha, përshkak të fuqisë së madhe politike, diplomatike, ekonomike dhe ushtarake që Franca ka në arenën botërore.

Gjatë shërbimit diplomatik në Shqipëri, ambasadorët francezë kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve diplomatike dhe tradicionale mes dy vendeve, kanë mbështetur integrimin e Shqipërisë në strukturat evropiane dhe euroatlantike dhe në procesin e integrimit evropian, si dhe kanë dhënë mbështetje financiare dhe teknike për qeverinë shqiptare dhe për institucionet e tjera publike në Shqipëri.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore (7 prill-1939-1945), Ambasada Franceze në Shqipëri qëndroi e mbyllur deri në mbarimin e luftës, kur edhe u rivendosën marrëdhëniet diplomatike më 22 dhjetor 1945, për të mos u ndërprerë më kurrë.

Emrat, mandati diplomatik dhe biografia e tyre

Jean Béguin Billecocq (1922-1926)
Gaston de Vaux (1926-1929)
Georges Degrand (1929-1934)
Marcel Ray (1934-1935)
Louis Mercler (1935-1939)
Ambasada e mbyllur (1939-1945)
Guillaume Georges Picot (1946)
Guy Menant (gusht 1946-20 dhjetor 1948)
André Chartier (1948-1950)
Georges Cassin (1950-1953)
M. Chassaing de Bourdeille (1953-1956)
Louis Keller (1956 – 1961)
Jean Aurillac (1961 – 1963)
Pierre Gorce (1964 – 1966)
Yves Pinauldt (1966 – 1969)
Albert Vanthier (1969 – 1972)
André Millot (1972 – 1974)
François Desbans (1974 – 1977)
Mercel Bouquin (1977 – 1978)
Gabriel Lecomte (1978 – 1981)
Marcel Martin (1981 – 1985)
Philippe Legrain (1985 – 1989)
Michel Boulmer (1989 – 1992)
Jacques Faure (1992 – 1994)
Louis Dominici (1994 – 1996)
Patrick Chrismant (1996 – 2001)
Michel Menachemoff (2001 – 2004)
Françoise Bouroellau (2004 – 2008)
Maryse Daviet (2008 -2011)
Christine Moro (2011 -2014)
Bernard Fitoussi (2014 -prill 2017)
Christina Vasak (prill 2017 -30. 09. 2020)
Élisabeth Barsacq (28. 10. 2020 e në vazhdim)

Jéan Beguin -Billecocq (1875-1936). Ka qenë Konsull i Përgjithshëm i Francës në Izmir, Turqi dhe Konsulli i parë i Republikës së Francës në Republikën e Shqipërisë. I dekoruar nga Presidenti Francez me Titullin “Chevalier de la Légion d’honneur” (“Kalorës i Legjionit të Nderit”) dhe “Officier de l’Instruction publique”. Nga dekorimet e shteteve të tjera veçohen: “Oficer i Madh i Shqiponjës së Bardhë të Serbisë”, “Oficeri i Madh i Urdhrit Perandorak të Medjidie të Turqisë”, “Komandant i Urdhrit të Skënderbegut të Shqipërisë (Commandeur de l’Ordre de Skanderbeg d’Albanie) dhe titujt e fisnikërisë shqiptare: Titulli Princ dhe Duka Durazzo dhënë nga Mbreti Zog I (15 tetor 1928). U lind më 8 shkurt 1875 në Paris, vdiq më 1936 në Chinon (Indre-et-Loire) në moshën 61 vjeçare. Ishte djali i Théophile Béguin-Billecocq (1825-1906), shef i Zyrës së Chiffre në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Marie-Amélie Billecocq (1833-1916). U martua me 16 shtator 1901 në Chinon me Louise-Gabrielle Juette (1884-1954), vajza e Nicolas Hilaire Juette, industrialist dhe Louise Besnard. Ata patën dy djem: Klodin (1914-2001), diplomat dhe Vincent -Jean (1918-1998), drejtor në Rhône-Poulenc. U diplomua në Paris në Institutin e Trajnimit të Studimeve Politike, në Instititin Kombëtar të Gjuhëve dhe Qytetërimeve Orientale (Arabisht, Persisht dhe Turqisht) dhe në Shkollën e Shkencave Politike.Ka qenë Konsull i Përgjithshëm i Francës në Izmir (Turqi), Konsull në Frankfurt, Gjermani (1930), në Pire, Athinë (1927), në Varshavë (1926), në Shqipëri (16 qershor 1922-1926) dhe në Konstadinopojë, Zëvendës Komsionier i Lartë i Fancës në Lindje (shkurt 1919-1921), i Ngarkuar me punë në Shqipëri (1921), President i Këshillit të Konsujve që mbetën në Shqipëri (shkurt 1914 -janar 1916), nënkonsull në Scutari (Shkodër), nënkonsull në Konsullatën e Muscat, Sulltanati i Omanit (korrik 1904-tetor 1905) dhe përkthyes në Djeda.

Guillaume Georges-Picot (1898-1985). Ambasadori i parë francez dhe perëndimor në shtetin komunist shqiptar. I dekoruar nga Presidenti Francez me Urdhrin “Komandant i Legjionit të Nderit” dhe “Kryqi i Luftës 1914-1918”. U lind më 10 gusht 1898 në Etretat, vdiq më 26 shtator 1985 në Cormeilles-en-Paris në moshën 87 vjeçare. Është djali i Charles Georges-Picot dhe babai i Olga Georges-Picot. U diplomua në Jurisprudencë. Më 1942 u bashkua me Lëvizjen “La France Libre” (“Franca e Lirë”) të Gjeneralit De Gaulle. Karrierën diplomatike e nisi më 15 dhjetor 1923 kur filloi punë në Ministrinë e Jashtme të Francës. Ka qenë Drejtues i Ekspozitës së parë teknike franceze në Kinë (1964), Përfaqësues i Përhershëm i Francës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1956-1959), Kryesues i Komitetit Ndërkombëtar të Ekspertëve, Përgjegjës për studimin e një riorganizimi të Sekretariatit të Kombeve të Bashkuara, Zv/Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (1952-1959), Ambasador i Francës në Meksikë (1955-1957), në Argjentinë (1948-1951), në Venezuelë (1946-1948) dhe në Shqipëri (1946), Kryetar i Grupit Studimor “Francë -Lindja e Largët” dhe anëtar e Kryetar i Këshillit Kombëtar të Punëdhënësve Francezë “Franca e Lirë”, Zv/Drejtor i Zyrës së Jashtme Franceze në Algjer, Sekretar i Parë i Ambasadës Franceze në Pekin (i emëruar më 1937), Nëpunës i lartë në Ministrinë e Jashtme të Francës (15 dhjetor 1923-1937) etj.

Guy Menant (1891-1967). Emri i lindjes Guy Henri Victor Menant. Ishte politikan, diplomat, deputet, personalitet i Lidhjes “Republika e Re”, veteran i Luftës së Parë Botërore (1914-1918) dhe aktivist i spikatur në lëvizjet sociale dhe pacifiste. Si Sekretar i Byrosë së Dhomës së Deputetëve më 1936, ai vuri në dyshim propagandën e Hitlerit në Francë, si dhe natyrën politike të Olimpiadës së Berlinit. Sapo u njoftua Armëpushimi në Francën Metropolitane me 1940, ai refuzoi direktivat e Vichy. Bashkë me René Capitant, Philippe Serre, Jean Scelles, themelojnë organizatën e parë të rezistencës algjeriane gauliste, Combat-Outre Mer. Më 1943, pak para mbërritjes së Gjeneralit de Gaulle në Algjer, u bashkua me Rezistencën. I dekoruar nga Presidenti Francez me Urdhrin “Oficer i Legjionit të Nderit” (20 gusht 1952) dhe me Medaljen e Rezistencës (15 qershor 1946).

U lind më 27 mars 1891 në Orléans (Loiret), vdiq më 30 janar 1967 në moshën 75 vjeçare. Ka qenë President i Ligës Aeronautike në Saumur, Anëtar themelues i Mitingut Universal të Paqes dhe organizator i një ekspozite pacifiste në Samur (1932), Anëtar dhe kryesues i Byrosë Politike i “Lidhja e Republikës së Re”, Deputet (1932-1936) dhe Sekretar i Byrosë së Dhomës së Deputetëve (1936), botuesi francez i Die Zukunft (1938), një nga themeluesit e organizatën së parë të rezistencës algjeriane gauliste, Combat-Outre Mer, shef i zyrës së Komisionerit të Punëve të Brendshme të Komitetit Francez për Çlirimin Kombëtar (1 gusht 1943-1944), Zv.Drejtor i Komisionit të Marrëdhënieve të Jashtme të Qeverisë së Përkohshme në Republikës Franceze (1944-1946), Ambasador i Francës në Shqipëri (gusht 1946 -20 dhjetor 1948), në Bahamas, Panama (prill 1949-1952), Ministër Fuqiplotë në Andora (prill 1952-1956) etj.

Pierre Gorce (1917-2016). Diplomat karriere me gradën e lartë diplomatike Ministër i Përgjithshëm Hors Classe (1974). I nderuar nga shteti francez me titujt: “Komandant i Legjionit të Nderit”, “Komandant i Urdhrit Kombëtar të Meritës”, “Komandant i Palmave Akademike” dhe “Kryqi i Luftës 1939-1945”. Nga titujt e shteteve të tjera veçohen: “Oficier i Madh i Urdhrit Mbretëror të Kamaboxhias”, “Kryqi i Madh i Saëathara të Kamboxhias”, “Urdhri i Madh i Mahaputera të Indonezisë”, “Komandant i Urdhrit Irakian të Rafidain”, “Oficer i Madh i Meritës i Republikës Federale të Gjermanisë”, “Kryqi i Madh i Danebrog” (Danimarkë) etj. Lindi më 17 qershor 1917 në Limoges (Haute-Vienne), vdiq më 28 tetor 2006. Babai i tij Martial Gorce ishte ekspert në gjykata. Mësimet e para i mori në Kolegjin Saint -Joseph në Périgueux dhe në Lycée Michel -Montaigne në Bordeux. U diplomua për diplomaci në Shkollën Kombëtare. Ka qenë Shef i Kabinetit të Komisionerit të Francës në Kamboxhia (1947-1948) dhe në Indokinë (1948-1950), Komisioner i Lartë i Republikës Franceze (1955), Ambasador në Kamboxhia (1956-1961), Drejtor i Studimeve në Institutin e Hautes Etudes d’Outre-Mer (1961-1963), Ambasador në Shqipëri (1964-1966), në Irak (1967-1970), në Indonezi (1970-1976) dhe në Danimarkë (1976-1982), President nderi dhe President i Shoqatës “Francë-Danimarkë” (1983-1889) etj.

Michel Boulmer. Diplomat karriere. Gjatë periudhës si ambasador në Tiranë (1989-1992) ndodhën demostradat antikomuniste dhe eksodi i madh i shqiptarëve në selitë e Ambasadave Perëndimore. Mbi 50 shqiptarë u futën edhe në Ambasadën Franceze në Tiranë.

Jacques Faure. Ambasadori më efektiv i Francës me një karrierë mbi 31 vjeçare dhe me gradën më të lartë diplomatike në Francë. I dekoruar nga Presidenti Francez me titullin “Oficer i legjionit të Nderit” dhe “Kalorës i Legjionit të Nderit”. Karrrierën diplomatike e nisi më 1977 në zyrën qendrore të Ministrisë së Jashtme Franceze (1977-1980). Ka qenë Shefi i përkohshëm i Departamentit të Ministrisë së Jashtme Franceze në Evropën Lindore dhe Qendrore (1989-1992), Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Francës në Sllovaki, në Estoni, në Shqipëri (1992-1994) dhe në Ukrainë (2009 -2010), bashkëkryetar i grupit të Minsk të OSBE-së mbi rregullimin e konfliktit Nago-Karabak (i emëruar në nëntor 2011), Shef i Misionit të Vëzhguesve për Zyrën për Institucione Demokratike dhe të Drejtave të Njeriut në OSBE (i emëruar më 22 prill 2016), Nënkryetar i Departamentit për Partneritet Lindor të bordit qendror të Ministrisë së Jashtme Franceze, kreu i Departamentit Evropian për ministrinë etj. Që nga viti 2008 ka qenë i dërguari i Parisit në Kiev. I klasifikuar nga The Institute of Ëorld Policy si Ambasadori më i efektshëm i huaj në Ukrainë (2009).

Lexo edhe :  Kongresi i Manastirit vepra më e ndritur e shqiptarëve

Gjatë kohës që shërbeu si ambasador në Tiranë, Shqipëria sapo kishte dalë nga regjimi 46 vjeçar komunist dhe kishte hyrë në rrugën e demokracisë. Z. Faure dha një kontribut të madh në proceset demokratike të Shqipërisë dhe në orientimin e Shqipërisë drejt Perëndimit.

Louis Dominici. Nëpunës i lartë me një karrierë mbi 23 vjeçare në Shërbimin Civil Shtetëror (CSFPE) me gradën e lartë diplomatike “Ministër i Plotëfuqishëm Hors Classe”. I dekoruar nga Presidenti francez me titujt: “Oficer i Legjionit të Nderit”, “Komandanti i Legjionit të Nderit” dhe “Kalorës i Legjionit të Nderit”. Ka mbajtur këto detyra: Ambasador (Përfaqësues i përhershëm) i Francës në Organizatën e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) në Romë, President i Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Francës në Shqipëri (20 maj 1994-1996), Anëtar alternativ i Këshillit Superior të Shërbimit Civil Shtetëror, President i MAEE për Çështjet e Jashtme dhe Evropiane (Président de la Mutuelle des Affaires étrangères et Européennes -MAEE), Kryetar i Sindikatës “shtëpiake”, bashkëthemelues i Union de Groupe Mutualiste të quajtur “Partnerët e MGEN” dhe Nënkryetar i saj. Gjatë shërbimit dyvjeçar ushtarak në dy vitet e fundit të luftës algjeriane shërbeu si oficer i çështjeve algjeriane ku u njoh me realitete të reja.

U lind në fshatin Patrimonio, në Haute-Corse. U diplomua në Shkollën Kombëtare të Francës. Pas diplomimit punoi në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Paris dhe jashtë Francës, kryesisht në Afrikë dhe Evropë. Menjëherë pas fillimit të karrierës, ai shërben në zyrat ministrore: në Ministrinë e Mjedisit, Drejtorinë e Informacionit dhe më pas në Inspektoriatin e Përgjithshëm të Mjedisit. Rikthehet në Punët e Jashtme, ndërsa ndiqte karrierën diplomatike.

Patrick Chrismant. Nëpunës i lartë i Shërbimit Civil Shtetëror Francez (CSFPE) me një karrierë mbi 23 vjeçare. Diplomat karriere me gradën më të lartë diplomatike. I nderuar nga Presidenti Francez me Urdhrin “Oficer i Legjionit të Nderit” dhe “Kalorës i Legjionit të Nderit”. Ka qenë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Francës në Mongoli, në Maltë, në Maqedoni dhe në Shqipëri (14 korrik 1996-2001), Këshilltar i parë në Ambasadën Franceze në Athinë, Këshilltar i Klasit të Parë për Punë të Jashtme (Orient) etj.

Michel Menachemoff (1945-2004). Diplomat karriere. I dekoruar nga Presidenti francez me Urdhrin “Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës”. U lind me 22 janar 1945 në Nice, vdiq më 14 shkurt 2004. U diplomua në Fakultetin e Letrave në Paris dhe në Shkollën Kombëtare të Gjuhëve Orientale. Ka dhe një diplomë në Rusisht. Ka qenë Sekretar i Ambasadës Franceze në BRSS (1970-1972), Nëpunës i lartë në administratën qendrore të Ministrisë së Jashtme të Francës (drejtimi i Evropës, 1972-1974), Sekretar i Ambasadës Franceze në Liban (1974-1976), Zëdhënës shtypi në Ministrinë e Jashtme të Francës (1976-1980), Zv.Konsull i Përgjithshëm në Milano (1980-1983), i Ngarkuar i Misionit në Drejtorinë e Përgjithshme për Marrëdhëniet Kulturore, Shkencore dhe Teknike (1983-1985), Konsulli i Përgjithshëm në Sidnei, Australi (1985-1988) dhe në Marok (1988-1992), Këshilltar i Sekretarit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare (1992-1996), Këshilltar i Presidentit të Këshillit Ekonomik dhe Social (1997-2001), Ambasador në Shqipëri (2001-2004) etj.

Françoise Bourolleau. Diplomate me një karrierë të gjatë. E diplomuar në IEP në Paris dhe në Institutin Kombëtar të Gjuhëve Orientale në Rusisht. Karrierën diplomatike e nisi më 1978 si Sekretare e Ambasadës Franceze në Greqi. Më pas shërbeu në Drejtorinë për të huajt në Ministrinë e Jashtme të Francës (1990-1993) dhe Zv/Drejtore në këtë Drejtori (1993-1999). Ka qenë Ambasadore e Francës në Slloveni, Konsull i Përgjithshëm në Londër (1999- 2002), Përgjegjëse e Misionit në Qendrën Ndërkombëtare të Konferencave dhe Anëtare e Sekretariatit të Përgjithshëm të Misionit për 60-Vjetorin e zbarkimeve dhe Çlirimit, Sekretare e Ambasadës Franceze në Greqi (1978) dhe në Jugosllavi, Nëpunëse e lartë në Ministrinë e Jashtme për Azinë Qendrore-Oqeanisë (1984-1987), Këshilltare e Ambasadës Franceze në BRSS, Ambasadore në Slloveni (1996-1999), Konsull i Përgjithshëm në Londër (1999-2004), Ambasadore në Shqipëri (31 gusht 2004-2008), në Finlandë (2008-2010) etj.

Maryse Daviet. Nëpunëse e lartë në Shërbimin Civil Shtetëror Francez dhe diplomate me një karrierë brilante. E diplomuar në IEP Paris dhe në INALCO në kinezisht. Ka patur detyra të larta diplomatike. E filloi karrierën më 1984 në Pekin si Sekretare e Ambasadës Franceze. Për 5 vite ka qenë Shefe e Misionit të OSBE-së në Malin e Zi, Ambasadore e Francës në Shqipëri (31 janar 2008 -2011), Konsull i Përgjithshëm në Cyrih, Nëndrejtore e Ballkanit (2000-2001), Këshilltare në Romë (1995-1998), Këshilltare e përfaqësimit të përhershëm të Francës në Kombet e Bashkuara në Gjenevë etj.

Christine Moro. Nëpunëse e lartë me një karrierë mbi 30 vjeçare në Shërbimin Civil Shtetëror dhe Diplomatik Francez. E dekoruar nga Presidenti Francez me titullin “Kalorëse e Legjionit të Nderit” (2004) dhe “Oficer i Urdhrit Kombëtar të Meritës” (2011). Karrierën diplomatike e nisi më 1979. Ka qenë Nënkonsull në Quebec (1979 -1982), Sekretar i dytë në Bukuresht (1982-1985), në drejtimin evropian të ministrisë (1985-1988) dhe në drejtim të marrëdhënieve kulturore, shkencore dhe teknike (1988-1991), Sekretar i parë në Londër, (1991-1994) dhe në Bon (1994-1997), Nëndrejtore e Evropës Jugore dhe Qendrore (1997-2001), Konsull i përgjithshëm i Francës në Napoli (2001-2005), Zv/Drejtor i Bashkëpunimit Evropian (2005-2007), Konsull i Përgjithshëm në Stamboll (2007-2009), Përgjegjës për Misionin e Këshillit të Lartë për Trajnim dhe Kërkime Strategjike (2010-2011), Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës Franceze në Shqipëri (2011- gusht 2014) dhe në Serbi (2014-2017) etj.

Më 4 tetor 2017 u emërua nga Këshilli i Ministrave Ambasadore për Veprimin e Jashtëm të Komuniteteve Territoriale në Këshillin e Ministrave. Ka një Master në juridik dhe një diplomë në Letërsi të çertifikuar nga Universiteti i Kembrixhit.

Bernard Fitoussi. Nëpunës i lartë në shërbimin Civil dhe Diplomatik Francez. Ka qenë Prefekt i Meuse në Francë (21 korrik 2000- 10 korrik 2003), Ambasador i Francës në Shqipëri (2014- prill 2017) dhe Inspektor i Përgjithshëm i Administratës. I nderuar nga Presidenti Francez me Dekoratën “Oficer i Urdhrit Kombëtar të Meritës” (2 maj 2012) dhe “Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës” (14 nëntor 2001).

U lind në Paris. I diplomuar në Shkollën Kombëtare të Administratës dhe në Institutin e Studimeve Politike të Parisit.

Christina Vasak (1953). Nëpunëse e lartë me një karrrierë mbi 26 vjeçare në Shërbimin Civil dhe Diplomatik Francez. E nderuar nga Presidenti Francez me titullin “Oficer i Urdhrit Kombëtar të Meritës” dhe “Kalorëse e Urdhrit Kombëtar të Meritës”. Më 22 shtator 2020 u dekorua edhe nga Presidenti i Shqipërisë me titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”. Znj. Vasak erdhi si ambasadore në Shqipëri pas disa postesh të rëndësishme në trupin diplomatik francez dhe organizata ndërkombëtare. Kjo ishte detyra e katërt e saj në Ballkan. Ka ushtruar këto detyra diplomatike: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Francës në Shqipëri (prill 2017 -30 shtator 2020), Këshilltar i Përfaqësuesit të Lartë për Bosnjën dhe Hercegovinën, Këshilltar i Punëve të Jashtme, Konsull i Përgjithshëm i Francës në Amsterdam, Hollandë, përgjegjës për Misionin në drejtimin e Kombeve të Bashkuara dhe organizatave ndërkombëtare etj.

Élisabeth Barsacq. Diplomate e njohur me një karrierë të gjatë dhe të spikatur. Ka gradën e lartë diplomatike “Ministër i Plotfuqishëm i Klasit të Parë”. Është nderuar me medalje dhe tituj të shumtë nga Presidenti i Republikës së Francës dhe nga Ministria e Jashtme Franceze, si: “Kalorëse e Legjionit të Nderit”, “Oficere e Urdhrit Kombëtar të Meritës” dhe “Medalja e Nderit e Punëve të Jashtme” (bronzi). E formuar si specialiste për Evropën Lindore dhe Qendrore. Ka patur funksione të shumta në Ministrinë e Punëve të Jashtme në lidhje me vlerësimin e politikave publike (2000-2003) dhe me bashkëpunimin shkencor, punën kërkimore dhe arsimin e lartë, po ashtu dhe jashtë ministrisë, në një institut kërkimesh shkencore (2006-2008). Nga 28 tetori i vitit 2020 është Ambasadore e Republikës së Francës në Republikën e Shqipërisë. Ka qenë shefe misioni, për dy vjet Këshilltare diplomatike e Prefektit të rajonit Auvergne Rhône-Alpes (rajon që shtrihet në jug-lindje të Francës, pranë Zvicrës dhe Italisë), Konsulle e Përgjithshme në Shën-Petersburg, Rusi (2010-2013), Ambasadore pranë OMI-t dhe ambasadore në Mongoli (2015-2018), Përfaqësuese e Përhershme e Francës pranë Organizatës Detare Ndërkombëtare (OMI, Londër 2013-2015), Ambasadore në Turqi (2003-2006) dhe në Hungari (1993-1997), Nëpunëse e lartë në Drejtorinë e Evropës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës (1990-1993), Ambasadore në Poloni (1988-1989), etj.

Është diplomuar në Institutin e Studimeve Politike në Paris (IEP). Ka dhe një Diplomë të Studimeve të Avancuara (DEA) në Studimet Sovjetike dhe të Evropës Lindore, si dhe një Diplomë të lartë nga Instituti Kombëtar i Gjuhëve dhe Qytetërimeve Lindore (Polonisht). Zonja Barsacq dhe shteti i saj, Franca dëshirojnë që Shqipëria t’i bashkohet sa më shpejt familjes së madhe evropiane. Franca ka qenë gjithmonë pranë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ajo e ka ndihmuar dhe përkrahur historikisht Shqipërinë, kështu që do ta përkrah dhe mbështesë edhe tani. Si themeluese e Bashkimit Evropian dhe si fuqia e katërt në botë, Franca ka një zë të fuqishëm në Europë dhe në botë.

Të fundit

Amerikanët festojnë Ditën e Falenderimeve, ja çfarë simbolizon kjo festë

Sot në Shtetet e Bashkuara është Dita e Falenderimeve që festohet çdo vit, të enjten e fundit të nëntorit. Kjo festë...

Horoskopi për muajin dhjetor: Cilat shenja duhen të kenë kujdes

Horoskopi për muajin dhjetor nga Meri Gjini Dashi Është një Hënë e re mbi Diell te Shigjetarët dhe që në javën e parë, sidomos për të...

Tirana në festë, të rinjtë me flamuj kuqezi bllokojnë rrugët

Tirana është mbushur me entuziazëm dhe festë për 112-vjetorin e Pavarësisë, ndërsa të rinjtë kanë mbushur rrugët e kryeqytetit duke valvitur flamujt kuqezi. Ata kanë...

SPAK do të apelojë, a mund të rikthehet Berisha në arrest? Ja çfarë thotë avokatja e tij

Klodiana Gjyzari, avokate e kreut të PD-së, Sali Berisha, ishte sonte në një emision televiziv, për të folur për lirimin e ish-kryeministrit nga masa...

“Nuk jam këtu për gabimet e mia, por për bindjet patriotike”/Meta flet nga burgu:Krenar..

Ilir Meta ka folur në një intervistë për një emision televiziv. Edhe pse nga burgu, Meta shprehet krenar për të gjitha qëndrimet politike që...

Lajme të tjera

Web TV