Bota mban frymën, Rusia qëllon me bomba e predha në Detin e Zi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një anije patrulluese dhe një avion rus kanë qëlluar në drejtim të anijes britanike “HMS Defender” në Detin e Zi duke e paralajmëruar që të largohej nga ujërat e Rusisë, raporton abcnews.al.

Sipas BBC, ministria e Mbrojtjes së Rusisë theksoi se të shtënat ishin paralajmëruese dhe se si anija ashtu edhe avioni i kërkuan britanikëve që të largoheshin nga ujërat ruse.

Incidenti ndodhi në jug të Krimesë ku sipas rusëve anija britanike ndryshoi papritur kursin duke u futur në ujërat e Rusisë. Pas kësaj, një avion rus SU24-M lëshoi katër bomba pranë anijet britanike, ndërsa anija patrulluese ruse po ashtu qëlloi pranë britanikëve.

Fill pas ngjarjes së rëndë, atasheu ushtarak britanik në Moskë u thirr pranë ministrisë së Mbrojtjes raporton Interfax.

“HMS Defender” është pjesë e flotës britanike që po zhvillon stërvitje në Detin e Zi, gjë e cila ka nervozuar jo pak Kremlinin. Putini ka dërguar dhjetra anije ushtarake në detin e Zi në kuadër të një stërvitjeje, ndërkohë që ka kërcënuar Perëndimin që të mos mbështesë Ukrainën kundër tyre.

Ndërkohë, në një reagim, ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe thekson se ndryshe nga sa pretendojnë rusët, nuk ka patur të shtëna paralajmëruese ndaj anijes së tyre.

“HMS Defender ishte duke lundruar në ujërat e Ukrainës dhe nuk ka patur të shtëna paralajmëruese apo hedhje bombash ndaj saj. Ne besojmë së flota ruse ka qenë duke kryer manovra ushtarake në atë zonë, gjë për të cilën edhe mund të jenë hedhur bombat”, bën me dije ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe.

Më herët, shkatërruesi britanik mori një paralajmërim se armët do të përdoren nëse shkel kufijtë e Federatës Ruse, megjithatë, anija luftarake nuk iu përgjigj këtij paralajmërimi, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë.

Lexo edhe :  Polici tenton të grabisë ish-burrin e së dashurës, bie nga dritarja dhe vdes

“Shkatërruesi URO ‘Defender’ i Marinës Britanike kaloi kufirin shtetëror të Federatës Ruse më 23 qershor në 11:52, duke lëvizur përgjatë pjesës veriperëndimore të Detit të Zi, dhe hyri në detin territorial në zonën e Kepit Fiolent”, thuhet në deklaratë.

Të fundit

Nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa vetë jeta

ALBAN DACI - Po jetojmë një periudhë ku koha kalon shpejt dhe krejt pa u kuptuar. Në këtë kohë...

Barcelona “gjen” sulmuesin, 21-vjeçari luan te Villarreal

Barcelona po shfaq interes për sulmuesin e talentuar të Villarreal, Karl Etta Eyong, i cili është duke tërhequr vëmendjen pas paraqitjeve të mira këtë...

Si u vodh një gur 25 milionë dollarësh në Dubai

Një ngjarje që të kujton skenarin e një filmi aksion është zhvilluar ditët e fundit në Dubai, ku një diamant rozë me vlerë 25...

Grabisnin hotele e shtëpi në Greqi, arrestohen 4 shqiptarë

Katër shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë greke të dyshuar si autorë të një sërë vjedhjesh në zona të ndryshme turistike. Autorët kishin...

Berisha: Zgjedhjet nuk i njoh, por mandatet do i marrim

Sali Berisha nuk e njeh rezultatin e 11 majit, por pak ditë nga nisja e legjislaturës parlamentare, ai nuk e ka më në tryezë...

Lajme të tjera

Web TV