Diell dhe temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore, nga 17°C në 28°C, në zonat e ulëta nga 22ºC në 36°C dhe në zonat bregdetare nga 24°C në 38°C.

Era do të jetë në drejtim Verior- Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 14°C në 27°C dhe në zonat e ulëta nga 17°C në 31°C.

Të fundit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit/ Lëshohen 100 raketa drejt Jerusalemit

Televizioni shtetëror iranian njoftoi se Irani ka filluar valën e dytë të sulmeve në kuadër të Operacionit “Premtimi i...

Bombardimet e Izraelit vrasin këshilltarin e lartë të Khameneit, Irani hakmerret

Mediat iraniane konfirmuan sot se Ali Shamkhani, këshilltari i liderit suprem Ali Khamenei, ka ndërruar jetë pas plagëve të marra gjatë sulmit të djeshëm...

E rëndë në Itali/ Ish-burri vret 45-vjeçaren shqiptare, viktima nënë e dy fëmijëve

Një ngjarje kriminale ka tronditur qytetin e Tolentinos në provincën e Maceratës, në Itali. Një grua 45-vjeçare, e identifikuar si Gentja Hudhra, me origjinë shqiptare,...

Sa mund të zgjasë ‘kriza’ e re midis Izraelit dhe Iranit!/ Rreziku i përshkallëzimit

Rrënojat e një rakete iraniane në shkretëtirën jordaneze. Një dron-kamikaz i kapur pranë Detit të Vdekur. Mbrojtja ajrore amerikane në veprim për të ndalur...

Kërkon lirinë, Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren për rekursin e Veliajt

Gjykata e Lartë ka caktuar gjyqtaren që do të shqyrtojë rekursin e paraqitur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet aktualisht në paraburgimin...

Lajme të tjera

Web TV