Lame hap konkursin: Nuk keni çliruar Shqipërinë që mos largoheni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

Kreu i Kadastrës, Artan Lame është i vendosur për të bërë reformë në shërbim të qytetarëve. Dje, ai ka dalë para gazetarëve për t’i dhënë mesazh drejtorëve të komanduar, por edhe atyre të cilët nuk kanë mundur ti shërbejnë qytetarëve në kohë. Lame tha se do të zëvëndësohen drejtuesit duke nisur nga Shkodra në Sarandë. Kreu i Kadastrës ka pranuar publikisht se zyrat e kadastrës nuk janë në lartësinë e duhur, përsa i përket shërbimit të qytetarëve, pas i trajtojnë këto të fundit si “besdisje”. “Kadastra ofron rreth 1.1 milion shërbime në vit, por janë edhe mijëra qytetarë të tjerë që rrudhin buzët të pakënaqur duke më dëgjuar. E pranoj publikisht se në zyrat tona në shumë raste nuk janë në lartësinë e duhur, veçanërisht në aspektin e shërbimeve ndaj qytetarëve”, deklaroi Lame. E në këtë kontekst, ai nuk i ka kursyer kritikat ndaj krerëve të Kadastrës teksa ka deklaruar hapjen e aplikimeve për drejtues të rinj në drejtoritë rajonale. Ndërsa iu drejtua eprorëve në këto drejtori duke iu thënë “se nuk janë vendosur në atë pozicion se kanë çliruar Shqipërinë, por që të organizojnë punën që iu është caktuar”, ai u bëri thirrje të gjithë vajza e djemve që kanë mbaruar universitetin për për inxhinieri, juridik për ekonomik, specialistëve, kandidatëve për deputet që nuk fituan, ekspertëve të fushës, “që të mos tuten dhe të merren me llafollogët e Facebook, por të aplikojnë”.

Akuzat politike
Artan Lame është ndalur edhe tek akuzat politike gjatë fushatës elektorale. Edhe pse është munduar ta mbaj jashtë vëmednjes së politikës, Lame tha se nuk ja ka dalë. “Me gjithë dëshirën time për ta shmangur Kadastrën Shqiptare nga përdorimi politik, me ç’duket ky qenka mision i pamundur. Por gjatë kësaj fushate kjo akuzë arriti në kufijtë e absurdit, duke e akuzuar Kadastrën thjesht e qartë pse po kryen detyrën e saj. Pse po kryejmë misionin për të cilin jemi krijuar? Po japim leje legalizimi? Pse i kryejmë shërbime kadastrale publikut? Pse po japim çertifikata toke? Nga ana tjetër, pikërisht fakti i thirrjes denoncuese për institucionin, flet për suksesin e tij në kryerjen e detyrës për të cilën është krijuar”, tha Lame duke ia dorëzuar “akuzat” organeve të drejtësisë.

Trajtimi i ankesave dhe konkursi
Kreu i Kadastrës Artan Lame tha se ka zvarritje të ankesave të qytetarëve, ka mungesë profesionalizmi në zbatimin e tyre, ka trajtim të qytetarëve si bezdisje, ka mungesë vullneti për t’u përfshirë në problematikat e vështira si edhe shumë të tjera. “Ka specialistë që nuk duan e nuk duan ta kuptojnë që shmangja e një qytetari sot, nuk është zgjidhje. Nesër ai qytetar sërisht do të paraqitet derisa të gjejë zgjidhje”, tha Lame. Ai ka shpallur dje konkursin për drejtues të rinj. “Në këto kushte dëshiroj të shpall sot hapjen e thirrjes për drejtues të rinj në një pjesë të madhe të zyrave rajonale të Kadastrës. Jam i bindur se gjithë llafollogët e fejsbukut do ulen të dekurajojnë këdo që do dëshirojë të përfshihet në këtë thirrje. Mos u çudisni, e kanë bërë gjithmonë”, tha Lame. Numri një i Kadastrës përdori një shprehje “mos u tutni” për të vënë në provë që personat me CV të mirë do të jenë në krye të Kadastrës. “Mos u tutni! Ti djalë apo vajzë që ke mbaruar universitetin për inxhinjeri, juridik për ekonomik; Ti specialisti që ke vite që punon në administratë dhe mendon se ka ardhur koha të avancosh në karrierë; Ti kandidati për deputet, që e dije se nuk do fitoje për shkak të numrit në listë, por që je i bindur në kapacitetin tend; Ti eksperti i fushës, që mendon se e di sesi mund të gjejnë zgjidhje problemet e stërkomplikuara të pronës në Shqipëri, por që nuk ke patur rast të provosh veten; Mos u tutni, ejani dhe aplikoni!”, apeloi Lame.

Lexo edhe :  “Më 11 maj, Shqipëria përtej të majtës dhe të djathtës”/ Rama: Votë për integrimin në BE

Thirrje për specialsitët
Ai tha më tej se pas kësaj thirrjeje, do të vijojë një thirrje e dytë, për specialistë të niveleve të tjera, shefa sektorësh e kështu në vijim. “Kadastrës Shqiptare tashmë i janë ngarkuar disa funksione të reja që dikur i kanë patur institucione të tjera. Arsyeja ishte e thjeshtë: U pa që ky institucion me gjithë vështirësitë e rritjes dhe të ngritjes, por jepte rezultate. Por këto funksione të reja do të kenë nevojë për shumë specialist të tjerë për të cilët më pas do të bëjmë thirrje më të specializuar”, thaq Lame.

Ushtarët e partisë
Kru i Kadastrës Artan Lame tha se me ushtarë partie nuk mund të bëhen leje legalizimi dhe as regjistrim pasurie. Kjo punë sipas tij bëhet me specialsitë. “Por le të përqëndrohemi sot tek thirrja për drejtues të rinj. Si shërbëtor i vjetër i shtetit, ju them se nuk bëhen legalizimet me ushtarë partie, nuk i shërbehet 1 milion qytetarëve në vit me qoka partie, por me punë dhe specialistë. Pastaj, nëse rezultati çon ujë në plotësimin e premtimit të Partisë Socialiste për zgjidhjen e çështjes së pronës dhe të programit të qeverisë Socialiste, kjo nuk është njollë për neve, por medalje e merituar. Përsa i takon të gjithë aplikuesve, bujrum të gjithëve dhe… ja sheshi ja mejdani”, tha Lame.

Spastrimet në Kadastër, Lame
tregon drejtorët që do lëvizin

Duket se Kadastra Shqiptare nuk do të pres shtatorin që njihet si koha e ndrshimeve. Artan Lame, kreu i këtij institucioni i është futur punës më herët për të bërë ndryshimet e nevojshme që Kadastra të jetë në sherbim efiçent për qytetarët të cilët kanë nevojë për shërbimet e Kadastrës. Spastrime sipas Lames do të ketë në shumicën e drejtorive në vend, ndërsa lista e plotë do të publikohet në vazhdim. “Thirrjet për për të zëvendësuar Drejtuesit e komanduar apo drejtues që nuk justifikuan punën nga Shkodra, Lezha, Kruja, Durrës drejtoria e Tiranës, Korce Sarandë fier. Lista e plotë do e shikoni të hënë tjetër ku do jetë dhe shpallja zyrtare në site. Sfidë me këdo, le të vijë njëri këtu nesër dhe pasnesër fillon, punë çdo inxhinier, fillimisht me kontratë”, shtoi Lame

Të fundit

Zbulohen kandidatët e PS nga Diaspora/ Ja emrat nga Kanadaja, SHBA dhe Britania e Madhe

Partia Socialiste i ka gati emrat potencial që vinë nga diaspora për në listën finale të kandidatëve për deputet. Një...

Qumësht apo lëng portokalli, cilin duhet të konsumoni në mëngjes

Nëse ju pëlqen ta nisni ditën me lëngje se sa me ushqim, gjasat janë që të jeni të dyzuar mes lëngut të portokallit dhe...

Sot, në përvjetorin e vdekjes së akademikut dhe albanologut të madh, Martin Camaj

33 vjet më parë u nda nga jeta shkrimtari, akademiku dhe albanologu, Martin Camaj (21 korrik 1925 -12 mars 1992). Camaj lindi më 21 korrik...

Rama ironizon opozitën: Kujtim Gjuzi është më simpatiku, të tjerët s’kanë as mustaqe

Kryeministri Edi Rama në një dalje për media ka ironizuar koalicionin e opozitës, ndërsa nuk ka kursyer batutat për Kujtim Gjuzi. Edi Rama: Nuk do...

Shqipëria rrezikon të zbrazet më tej nga popullsia!

Faktorë të tillë si ndotja e ajrit, pensionet e ulëta dhe kontratat e punës, po bahen nxitës të rinj të emigracionit. Por paga më e...

Lajme të tjera

Web TV