Lëvizja surprizë, De Biasi trajner i skuadrës së Serie A

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti italian, Xhanluka Di Marzio ka hedhur një hipotezë të bujshme duke përmendur emrin e trajneri Xhani De Biasi si trajnerin e ardhshëm të një skuadre në Serinë A.

Sipas mediave italiane, prioritet për momentin mbetet Sampdoria e cila është vënë në kërkim të një trajneri pas mbylljes së kontratës me Klaudio Ranierin dhe drejtori sportiv i xhenovezëve, Karlo Osti ka një pëlqim të hershëm për ish-trajnerin e Kombëtares shqiptare.

Por në videon e postuar në rrjetet sociale, Di Marzio nuk jep një emër skuadre vetëm përmend De Biasin duke krijuar një iluzion tek tifozët italian të cilët në komente nuk ngurrojnë të thërrasin teknikun italian në skuadrat e tyre.


De Biasi shkroi historinë në 6 vite që drejtoi Shqipërinë, duke arritur dhe kualifikimin historik në Kampionatin Europian në vitin 2016 me kuqezinjtë dhe aktualisht prej 1 viti drejton kombëtaren e Azerbajxhanit.

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV