Paralajmërimi i OKB-së: Rreth 420 milionë njerëz do të përballen me të nxehtin ekstrem

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara,  ngrohja globale  do të ketë pasoja shkatërruese gjatë 30 viteve të ardhshme, ky është paralajmërimi i OKB-së. Sipas raportit të Kombeve të Bashkuara, fëmijët e lindur këtë vit, kur të jenë 30 vjeç do të përballen me një transformim të pashmangshëm të Tokës që ne njohim aktualisht.

Një ngrohje globale përtej kufirit të caktuar nga marrëveshja e Parisit për klimën, do të kishte pasoja të pakthyeshme tek sistemet njerëzore. Me plus 2 gradë në vend të 1.5, rreth 420 milionë njerëz do të përballen me një valë të nxehti ekstrem ndërsa 80 milionë më shumë do të vuajnë urinë.

Ky paralajmërim pohohet nga raporti i grupit ndërqeveritar për ndryshimin klimatik. Mungesa e ujit, eksodi, kequshqyerja, zhdukja e specieve: jeta në Tokë si e njohim aktualisht, do të transformohet në mënyrë të pashmangshme nga ndryshimi klimatik kur fëmijët e lindur në vitin 2021 të jenë 30 vjeç. Ose dhe më parë.

Raporti i vlerësimit përbëhet nga 4 mijë faqe, dhe është shumë më alarmant se ai i vitit 2014, dhe synon të ndikojë në vendimet e ardhshme politike. Dhe pse përfundimet kryesore nuk do të ndryshojnë, ai nuk do të publikohet pra shkurtit të 2022-shit, pas miratimit nga 195 shtetet anëtare.

Të fundit

Berisha zbulon se ku u torturua Daniel Shima

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një statusi në rrjete sociale ka folur gjatë për zhdukjen e ish-zv....

Pse Vuçiqi dhe Dodiku po vrapojnë pas Trumpit?

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq prej muajsh është përpjekur me ngulm të kontaktojë Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Pas dështimit total në muajin maj në...

Kremlinit nuk i pëlqejnë propozimet evropiane për Ukrainën

Rusia ka qëndrim negativ për propozimet evropiane për garanci të sigurisë për Ukrainën dhe nuk do të pranojë asnjë prezencë të trupave të NATO-s...

Zbulohet klauzola speciale, Bayern humb blerjen më të mirë të vitit në 2026?

Michael Olise është blerja më e mirë e 5 viteve të fundit te Bayern. I transferuar për 51 mln euro nga Crystal Palace vitin...

Deputeti demokrat: PD ka nevojë për reformë të thellë

Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku, ka kritikuar opozitën në studion e "News 24" duke thënë se në këtë gjendje që ndodhet nuk mund të fitojnë...

Lajme të tjera

Web TV