Perlë e alpeve/ Razma është kthyer në destinacion turistik për shumë vizitorë (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Razma është një nga pikat turistike më të afërta në qytetin e Shkodrës. Ajo është shumë e përshtatshme për zhvillimin e turizmit malor veror dhe dimëror.

Kjo perlë e turizmit malor, pret e përcjell vizitorë në çdo stinë të vitit. Janë të shumtë turistët nga vende të ndryshme të botës, por edhe vizitorët nga Kosova, Mali i Zi dhe qytete të ndryshme të Shqipërisë, që zgjedhin të kalojnë fundjavën në Razëm, apo edhe të shijojnë një drekë me produkte bio, karakteristike për malësinë.

 

Razma përfshihet në komunën Shkrel të rrethit Malësi e Madhe, komunë kjo që ka rreth 3600 banorë. Në mes të pishave, lëndinave, kullotave alpine e peisazheve malore, ka banesa të tipit alpin.

Në Razëm turizmi ka histori të hershme, që në vitet ‘20 ku mjaft tregtarë e të pasur të qytetit të Shkodrës ndërtuan këtu shtëpi ku në stinën e verës pushonin familjet e tyre. Më 1953, këto banesa u shtetëzuan dhe u përdorën nga shteti i atëhershëm si vende pushimi. Në verë funksiononte kampi i pushimit të punëtorëve dhe një hotel, ndërsa shtëpitë një e dykatëshe strehonin pushues kryesisht në dimër ku mjaft shkolla apo kolektiva ndërmarrjesh vinin në Razëm dhe kalonin një ose dy ditë duke luajtur në borë dhe duke bërë ski.

Të fundit

Ky çift përfaqëson të gjithë njerëzit në Wikipedia!

Nëse 'një alien' kërkon në google Human në Wikipedia, çfarë përfaqësimi të specieve tona do të gjente? Me fjalë të tjera,...

Ngrohja globale/ Pse India po ngrohet ngadalë?

Kjo mund të jetë vera e tretë radhazi e Indisë me temperatura ekstreme dhe valë të nxehta shkatërruese . Megjithatë, nëse fokusohemi në temperaturat mesatare vjetore, shohim...

Si të hiqni merkurin nga peshqit

Peshku është i mirë për ju , për një listë të gjatë arsyesh që nuk do t'i rendisim këtu. Peshku, megjithatë, është gjithashtu plot me merkur, një...

Mjafton vetëm stërvitja në fundjavë për të qenë të shëndetshëm

Nëse nuk keni kohë gjatë javës, stërvituni në fundjavë: 150 minuta aktivitet fizik të përqendruar në një ose dy ditë ka përfitime të mëdha...

A është e ardhmja e sportit në fusha xhami?

Në Gjermani, fushat më inovative të lojës janë prej xhami dhe LED: ato shndërrohen në një ekran gjigant nën këmbët e atletëve për ta...

Lajme të tjera

Web TV