Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Si u “pastruan” borxhet e komunizmit nga emetimi i Eurobondit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria, nga KNER-i në tregun europian

Nga Kreshnik KUÇAJ

dhe pse para viteve ’90 Shqipëria e kishte të ndaluar në Kushtetutë marrjen e ndihmave apo kredive nga jashtë, pas viteve ’90, i është dashur të paguajë miliona dollarë borxhe të krijuara në periudhën e komunizmit. Borxhi i trashëguar arrinte vlerën e 657 milion dollarëve. Pjesa më e madhe e këtij borxhi iu fal Shqipërisë nëpërmjet dy forumeve të organizuara në vitet 1993-1995, nga grupi i Londrës dhe ai i Parisit. Në këtë periudhë, qeveria shqiptare krijoi një komitet për negociimin e borxhit të jashtëm, si kusht edhe për shtrirjen e aktivitetit apo përfaqësisë së vendit në organizatat financiare ndërkombëtare. Pas negociatave të zhvilluara, janë shlyer borxhet që Shqipëria kishte marrë deri në atë periudhë, në bankat perëndimore apo në shtete të ndryshme të cilave nuk u kishte shlyer detyrimin. Detyrimi vlerësohej në rreth 370 milion dollarë por në fund, me marrëveshje u la që Shqipëria të shlyejë 20% të këtij borxhi. Në këtë mënyrë, Shqipëria arriti të përmbushte edhe një kusht për avancimin në anëtarësimin në organizatat financiare ndërkombëtare.

Mbas riskedulimeve dhe faljeve të bëra nga dy forumet, Shqipërisë i mbetën rreth 230 milionë dollarë të cilat duhej t’i shlyente. Këto borxhe lidheshin me vende me të cilat Shqipëria kishte pasur shkëmbime tregtare gjatë periudhës së komunizmit. Në listën e vendeve që Shqipëria u kishte borxhe të komunizmit për t’u shlyer ishin Rusia, Vientami, Kuba, Koreja e Veriut apo vendet e ish-Jugosllavisë, mes të cilave Serbia apo Maqedonia. Një pjesë e mirë e borxhit ka qenë kundrejt individëve tregtarë apo për qëllime tregtare. Marrëdhëniet fillestare ose origjinale kanë qenë në klering dollarë dhe janë ekuivalentuar në raportin 1 me 1 me dollarë amerikanë.

Në momentin e shlyerjes së detyrimeve të komunizmit, në vitet ‘93-94, u la mënjanë ai që njihej si borxh i krijuar nga shkëmbimet ekonomike për shkak të disbalancës që ekzistonte mes asaj që importohej dhe asaj që eksportohej gjatë periudhës së komunizmit. Por detyrimi për shlyerjen e këtye borxheve u rikthye pas viteve 2000 kur lindi nevoja për daljen në tregun botëror të kapitaleve përmes emetimit për herë të parë të Eurobondit. Në momentin e daljes së Shqipërisë në tregun e kapitaleve, nëpërmjet eurobondit, u bë e nevojshme që Shqipëria të pastronte bilancin në mënyrë të plotë. Dhe për këtë qëllim, pala shqiptare shfrytëzoi fillimisht kanalet diplomatike.

Në këtë proces, Ministria e Financave është treguar aktive për negocimin e të gjitha borxheve të mbetura nga koha e komunizmit, duke bërë kërkesa përkatëse në zyrat diplomatike të vendeve me të cilat kishte pasur bashkëpunim ekonomik para viteve ’90 e që mund të kishin ndonjë pretendim për borxh të pashlyer. Madje, për këtë qëllim është shfrytëzuar si pikëtakimi edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara, për rastin e borxhit me Korenë e Veriut apo Kubën.

Në fund të procesit të evidentimit të borxheve, në listën e detyrimeve që Shqipëria kishte për të paguar ishin Kina me rreth 40 milion dollarë, Rusia me 38 milion dollarë, vendet e ish-Jugosllavisë me 20 milion dollarë, Hungaria e Çekosllovakia me nga 15 milion dollarë etj. Në listën e borxheve për t’u paguar, më afatgjati ishte ai që i përket Rusisë.
Shkëmbimet ekonomike gjatë komunizmit

Nga vitet ‘45 deri në vitet ’90 Shqipëria ka pasur shkëmbime ekonomike me vende të fuqishme të botës, duke marrë ndihmë konkrete të barabartë deri me 50 për qind të nevojave të buxhetit. Deri në vitet 80, planet 5 vjeçare i bazonin parashikimet dhe objektivat në ndihmat e premtuara nga aleati i radhës. Gjatë kësaj periudhe Shqipëria ka pasur aleanca me Jugosllavinë, Bashkimin Sovjetik e me Kinën. Ndryshe nga sa ndodhte me vendet perëndimore, tregtia bëhej përmes shkëmbimeve mall me mall. Duke qenë vend me nevoja më të larta importuese sesa me kapacitete eksportuese, Shqipëria e kishtë të pamundur të bënte shkëmbime të barabarta dhe detyrohej të merrte mall e ndihma brenda një viti e shlyerjen të bënte po me mall, por të shtrirë në disa vite për shkak të pamundësisë prodhuese. Burimet minerare, kryesisht kromi, kanë qenë malli kryesor i shkëmbimit që ka përdorur Shqipëria në shkëmbimet tregtare.

Anëtarësimi në KNER

Shqipëria ishte ndër anëtare e para të Këshillit të Ndihmës Ekonomike Reciproke. Këshilli i Ndihmës Ekonomike Reciproke i njohur ndryshe edhe me emërtesën KNER, u krijua me 5 janar të vitit 1949. KNER ishte një lloj tregu i përbashkët komunist, që u shkri pas rënies së komunizmit në Europën Lindore. Themelimi i këtij këshilli u bë në Moskë, ne mbledhjen ku merrnin pjesë përfaqësues nga Bashkimi Sovjetik, Çekosllovakia, Hungaria, Polonia e Rumania. Krijimi i tij erdhi si përgjigje ndaj krijimit të Organizatës Europiane për Bashkëpunim Ekonomik dhe nga forma e organizimit e funksionimit. Ai ishte një bllok i ngjashëm me Komunitetin Ekonomik Europian. Faktorë parësorë në formimin e KNER-it duket se kanë qenë ambicia e Bashkimit Sovjetik për të zgjerimin e dominimit në shtetet e Evropës Qendrore dhe për penguar në njëfarë mënyre avancimin e planit “Marshall”. Ky këshill kishte si qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe orientimin e politikave ekonomike, kredive e ndihmave mes vendeve komuniste. Me pak përjashtime, tregtia e jashtme e vendeve të KNER-it ishte një monopol shtetëror. Duke punuar pa norma të rëndësishme këmbimi dhe pa një ekonomi tregu, vendet anëtare të KNER-it i shikonin tregjet botërore si një pikë referimi për çmimet, por ndryshe nga sa ndodhte në vendet e tjera, në vendet anëtare të KNER-it çmimet ishin të prirura të ishin të qëndrueshme përgjatë viteve me qëllimin që të koordinoheshin apo t’i shërbenin planifikimit qendror. Nga ana tjetër, tendenca ishte që të nënvlerësoheshin lëndet e para në krahasim me mallrat e prodhuara në vendet e organizatës dhe gjithçka bazohej mbi ato që cilësoheshin si “çmime politike”, pra ku çmimi i produktit për shkëmbim përcaktohej nga vullneti politik e marrëdhëniet mes vendeve dhe jo te vlera reale e produktit.

Shqipëria u bë pjesë e këtij këshilli apo tregu një muaj pas krijimit, në shkurt të vitit 1949. Vendi përfitoi dhe nisi të merrte ndihmë ekonomike e ushtarake dhe këshilltare nga vëndet e bllokut komunist. Deri në vitin ‘61, Shqipëria ishte anëtare e KNER por “de facto” u përjashtua pas daljes nga Traktati i Varshavës në vitin 1961. Edhe pse nuk ishte më pjesë e kësaj organizate, me disa prej vendeve anëtare Shqipëria vijoi shkëmbimet ekonomike.

Nga ndihma nga jashtë te vetëmbështetja

Marrëdhëniet e para politike dhe ekonomike regjimi komunist shqiptar i kishte me Jugosllavinë. Në periudhën 1944-1948, Shqipëria dhe Jugosllavia njohën një periudhë intensive bashkëpunimi. I nisur fillimisht si bashkëpunim politik, marrëdhëniet mes dy vendeve do të afroheshin në atë masë në aspektin ekonomik, sa Shqipëria po kthehej në një republikë të 7 brenda federatës jugosllave.

Lexo edhe :  Historia dhe gjeografia e mospagimit financiar

Menjëherë pas çlirimit dhe formimit të qeverisë së re, Jugosllavia i dha Shqipërisë me mijëra tonelata grurë për të zgjidhur fillimisht problemin e urisë dhe e asistoi edhe financiarisht për të zgjidhur problematikat e para me të cilat përballej vendi pas luftës. Por mbështetja do të vijonte edhe në procesin e shtet-ndërtimit.

Në korrik të vitit 1946, Jugosllavia dhe Shqipëria nënshkruan një traktat miqësie dhe bashkëpunimi. Traktati u pasua nga një seri marrëveshjesh teknike dhe ekonomike që synonin integrimin e ekonomive shqiptare dhe jugosllave. Paktet siguruan koordinimin e planeve ekonomike, unifikimin doganor, standardizimin e sistemeve monetare dhe krijimin e një sistemi të përbashkët çmimesh. Duke qenë më e fuqishme dhe e organizuar ekonomikisht, Jugosllavia ka mbështetur edhe financiarisht Shqipërinë. Vit pas viti, 50 për qind e nevojës buxhetore sigurohej nga Jugosllavia përmes blerjes së produkteve apo kredive. Vlera e mbështetjes në vit vlerësohej në 2-3 miliard lekë. Pas prishjes së marrëdhënieve politike e ekonomike, Shqipëria do të ndërtonte një marrëdhënie të ngjashme me Bashkimin Sovjektik. Shqipëria dhe Bashkimi Sovjetik bashkëpunuan për rreth 12 vite, edhe pse vitet më të mira vlerësohen ato nga 1948 deri në 1963. 5 vitet e para të bashkëpunimit mes dy vendeve, kohë kur ishte gjallë edhe Stalini, do të karakterizoheshin nga përfitime të dyanshme. Shqipëria përfitoi një aleat të fuqishëm, ideologjik, ekonomik e ushtarak. Bashkimi Sovjetik do ta mbështeste Shqipërinë duke zëvëndësuar menjëherë ndihmën e munguar jugosllave, qoftë me mbështetje ushqimore e financiare, ashtu edhe me ekspertizë e asistencë në ndërtimin e veprave infrastruktutore.

Në periudhën 1948-1960 vlerësohet se vlera e ndihmave arrinte në 200 milion dollarë. Pas vdekjes së Stalinit, pasues është Nikita Hrushov, i cili do të ndërmerrte ndryshime të menjëhershme, mes të cilave edhe në kauzën komuniste, edhe sa i përket Shqipërisë. Një zhvillim që sinjalizoi ndryshimin e qëndrimit të Bashkimit Sovjetik kundrejt Shqipërisë ishte reduktimi i ndihmës, që nisi në vitin 1954, një vit pas ndarjes nga jeta të Stalinit. Në këtë kohë, Shqipëria kishte nisur të afrohet me Kinën dhe e kishte bazuar planin e ardhshëm 5 vjeçar 1961-1965 në ndihmën që do të vinte nga Kina dhe jo më nga Bashkimi Sovjetik. Hapi i parë i ndërmarrë në bashkëpunimin mes dy vendeve ishte procesi i zëvëndësimit të ndihmës sovjetike nga Kina. Në planin e tretë 5 vjeçar të periudhës 1961-1965, ndihma e premtuar sovjetike ishte zëvendësuar nga ajo kineze. Në shkurt të 1961 Kina i premtoi Shqipërisë një hua në vlerë 125 milion dollarë për të ndërtuar industrinë prodhuese.
Edhe pse ndihma e munguar sovjetike u zëvëndësua nga kapitali kinez, periudha tranzitore shkaktoi jo pak efekte në ekonomi. Studiuesit besojnë se ka qenë ky shkaku që Shqipëria do të përvetësonte “leksionin kinez” dhe do të punonte për uljen e varësisë nga ndihma nga jashtë. Në vite ’60, 2/3 e tregtisë së jashtme të Shqipërisë bëhej me Kinën. Me kalimin e viteve, shkëmbimet tregtare do të vinin në ulje, jo vetëm për shkak të asaj që po përgatitej të bënte Shqipëria në vitet pasuese, por edhe për shkak të problematikave që lidheshin me kostot, transportin apo vonesat.

Gradualisht, Shqipëria nisi të marrë gjithnjë e më pak ndihmë nga jashtë, duke u bazuar në burimet e brendshme ndërsa nga ana tjetër, kultivohej në publik nevoja për principin e vetëpërmbajtjes e të kursimit. Brenda 12 viteve, 1946-1961, Shqipëria po kthehej nga një vend i varur në masën 50 për qind nga tregtia dhe ndihmat me vendet e tjera, në një vend që do të bazohej në parimin e mbështetjes në forcat e veta. Ky synim i Shqipërisë do të konkretizohej edhe në Kushtetutën e vitit 1976, ku përcaktohet ndalimi i ndihmës së huaj, kredive dhe do të përcaktohej se ekonomia shqiptare do të bazohej në burimet e brendshme…

Në periudhën 1980-1990 ekonomia shqiptare ndryshoi kurs. Ajo u kthye nga një ekonomi që bazohej në ndihmat nga jashtë në një ekonomi që mbahet me forcat e veta. Të paktën zyrtarisht! Në këtë periudhë, masat që u ndërmorën ishin drastike, aq sa përfunduan deri në racionimin e ushqimit. Megjithatë, ndryshe nga sa ndodhi me vendet e lindjes komuniste, zyrtarisht Shqipëria ishte me një borxh me nivel zero. Madje kjo ishte e sanksionuar edhe në Kushtetutën e vitit 1976. Neni 28 i kësaj kushtetute detyronte Shqipërinë që të punonte për arritjen e qëllimit të vetë mjaftueshmërisë, pa ndihmë nga jashtë dhe vetëm përmes shkëmbimit mall me mall.

Në kushtet e mungesës së aleati strategjik të fuqishëm botëror, regjimi duket se i druhej përsëritjes së precedentit jugosllav ku përmes rritjes së borxhit, Shqipëria rrezikonte të krijonte varësi apo të pushtohej. Në këtë periudhë, në Shqipëri nis një fazë e re, ku përballë vështirësive apo krizës që mund të vinte, masat që u morën ishin shtrënguese. Përveç asaj që ndodhte me planifikimet buxhetore dhe me shkurtimin e shpenzimeve, propaganda e kohës i kushtoi rëndësi të veçantë përhapjes ne masa të mesazhit rreth nevojës për të kursyer. Në këtë peridhë, Shqipëria nis të diversifikojë marrëdhëniet ekonomike me vendet e tjera. Prioritet iu dha marrëdhënieve me vendet fqinje. Shqipëria dhe Jugosllavia rinisën bashkëpunimin, kryesisht ekonomik. Shkëmbimet ekonomike u rritën shpejt. Në 1978 shkëmbimet arrinin vlerën e 28 milion dollarëve, në 1979 u rritën në 60 milion dollarë ndërsa në 1980 në 115 milion dollarë. Nga ana tjetër, Shqipëria kishte bashkëpunim ekonomik me Greqinë, Turqinë, Italinë e madje edhe me Austrinë. Po ashtu, rritje të shkëmbimeve në këtë periudhë, Shqipëria njohu edhe me vendet e KNER-it por jo me Bashkimin Sovjetik. Me vendet e Këshillit për Ndihmë Ekonomike Reciproke, shkëmbimet e vitit 1978 ishin në vlerën e 170 milion dollarëve ndërsa një vit më pas u rritën në 220 milion dollarë. Në vitin 1980, shkëmbimet tregtarë arritën në 260 milion dollarë.

Nga vitet 80 deri në vitet 90, ekonomia shqiptare nuk po performonte mirë e masat shtrënguese në fund arritën deri në racionimin e ushqimit. Në këtë periudhë, vendi ra në një krizë të thellë ekonomike e financiare. Niveli i rritjes ekonomike e nga 2 për qind që ishte në fillim, shkoi në minus në fund. Me rënien e regjimit komunist dhe me ndryshimin e modelit ekonomik, Shqipëria nga vend me borxh zyrtar zero u bë një vend me nivel borxhi 30 për qind në vitin 1991 për të shkuar në rreth 53 për qind tre vite më vonë. Kjo erdhi pas konvertimit në monedhë të atyre detyrimeve në mallra e produkte që Shqipëria kishte për të shlyer në vitet pasuese. SKAN

Të fundit

Ellen: Kam ndaluar së bëri botox dhe filler, s’më intereson çfarë mendojnë njerëzit

Ellen DeGeneres ka folur për procedurat estetike që ka bërë dhe problemin shëndetësor me të cilin po përballet. Në shfaqjen...

Zbulohet data, ja kur starton “Big Brother Vip Kosova”

Fillimi i tetorit pritet të sjellë edhe edicionin e tretë të “Big Brother Vip Kosova”. Revista “Kosovarja”, bën me dije që këtë vit ky spektakël...

“E gjeta gruan në krevat me një mashkull tjetër”/ Aktori i famshëm zbulon ‘tradhëtinë’

Aktorja Raimonda Shundi dhe bashkëshorti i saj, Naun Shundi ishin të ftuarit e kësaj puntate të emisionit ‘’Glamour’’ në Ora News. Aktori Naun Shundi rrëfeu...

Përmbytje në Bosnje-Hercegovinë/ Begaj mesazh ngushëllimi homologut boshnjak për viktimat

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj shprehu keqardhjen e ti për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në Bosnje-Hercegovinë. “Me hidhërim të thellë mësova lajmin...

Nga 7.8 % deri në 35.3 %/ Tarifa ndaj makinave elektrike të prodhuara në Kinë

Komisioni Evropian njoftoi të premten se duke filluar nga fundi i muajit tetor do të zbatojë tarifa ndaj makinave elektrike të prodhuara në Kinë...

Lajme të tjera

Web TV