S’ka çelje negociatash për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Veto Bullgare

Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane të Portugalisë, Ana Paula Zacarias ka konfirmuar se nuk ka çelje negociatash për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Shkak është bërë veto-ja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, nga e cila e pësoi dhe Shqipëria. Edhe me presidencën portugeze në BE Shqipëria nuk arriti dot të çelte negociatat dhe tashmë pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në presidencën sllovene. Të gjitha vendet ishin pro hapjes së negociatave për Shqipërinë, madje dhe Holanda që ishte më skeptikja dha ‘ok’ për mbajtjen e tryezës së parë ndërqeveritare, por tashmë edhe në muajt në vijim fati i integrimit europian të vendit tonë do i mbetet dialogut Bullgari-Maqedoni e Veriut, vetëm në rast se Presidenca sllovene e BE vendos të ndajë rrugën e dy vendeve. Raportuesja e Shqipërisë për në PE, Isabel Santos, nëpërmjet një postimi në “Tëitter”, thotë se ky është një moment rëndësishëm për Shqipërinë. Ajo thekson më tej, se rruga për anëtarësimin e Shqipërisë në familjen Evropiane duhet të kalojë përmes progresit të bërë deri më tani. “Moment i rëndësishëm për Shqipërinë. Rruga e pranimit duhet të pasqyrojë progresin e bërë nga vendi. GAC duhet të planifikojë e parë IGC. Vullneti i mirë i popullit shqiptar ndaj Bashkimit Evropian gjithashtu e meriton këtë zhvillim”, shkruan rasportuesja për Shqipërinë Santos.

Gjermania

Ministri gjerman i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth ka reaguar lidhur me hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ministri gjerman iu bën thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të mendojnë në mënyrë strategjike dhe të kuptojnë se duhet të përmbushin detyrimet ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. “Ju lutem, lejoni që çështjet dypalëshe të trajtohen në mënyrë bilaterale, pa bllokuar gjithë ecjen përpara. Le të mendojmë në mënyrë strategjike dhe të kuptojmë se duhet të përmbushim detyrimet tona ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut tani. Faleminderit!”, shkruan ministri Roth.

Kroacia

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i kanë përmbushur të gjitha kriteret për t’i hapur negociatat për anëtarësim sa më shpejt që të jetë e mundur në Bashkimin Evropian dhe Kosova e meriton liberalizimin e vizave. Kështu është shprehur ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grlic Radman të martën në Luksemburg. Para takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, theksohet se ende nuk ka marrëveshje për t’i hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut për shkak të kundërshtimit të Bullgarisë. Për Shqipërinë nuk ka pengesa, por siç raporton HRT e Kroacisë, disa vende nuk duan të ndajnë çështjen e hapjes së negociatave me Shqipërinë nga hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut. Ministri Grlić Radman tha se Kosova duhet ta marrë liberalizimin e vizave sa më shpejt të jetë e mundur dhe se Kroacia e mbështet fuqimisht këtë. “Kroacia do të donte të diskutonte statusin e kandidatit të Bosnjë dhe Hercegovinës sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ndër tjerash Grlić Radman dhe theksoi edhe njëherë nevojën për ta ndryshuar ligjin zgjedhor në atë vend në mënyrë që të sigurohet barazia e tre popujve përbërës.

Lexo edhe :  Evropa provinciale, një show mediokriteti në Eurovizion

Sllovakia

Ministri i jashtëm sllovak Martin Klus, u shpreh se zgjerimi do të jetë një nga tema kryesore. Sipas tij zgjerimi është një nga temat më të rëndësishme për vendin e tij. “Jam shumë i lumtur që sot ne hapim Konferencat e Para ndërqeveritare Serbinë dhe Malin e Zi. Dhe ne shpresojmë që të gjejmë rrugën si të zhbllokojmë ngërçin për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Presim të marrim rezultate të mira dhe përgjigje pozitive. Sepse kjo ka të bëjë me besueshmërinë e BE në këtë rajon dhe siç e theksova në fillimi për Sllovakinë ka rëndësi të madhe”, tha Klus.

Portugalia

Ministrja e jashtme e Portugalisë Ana Paula Zacarias, nën drejtimin e së cilës do të mbahet mbledhja e fundit e ministrave nën presidencën e Portugalisë tha se do të diskutohet deri ku ka arritur procesi ni Shqipërisë dhe Maqedonisë. “Një temë e rëndësishme mbetet zgjerimi. Është e rëndësishme të theksojmë se marrëveshja me IPA, është një mjet i rëndësishëm për të ndihmuar vendet kandidate. Pastaj ne do të diskutojmë se ku jemi me procesin me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, tha Zacarias.

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV