Trajneri i Danimarkës: Guardiola do të mbahet mend si Steve Jobs i futbollit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Danimarka ka kaluar fazën e grupeve të Euro 2020 euro dhe trajneri Kasper Hjulmand ka qenë çelësi i kësaj arritje, veçanërisht ndaj rastit të Christian Eriksen ku skuadra tregoi një karakter të shkëlqyer.

Hjulmand është një tifoz i madh i Pep Guardiolës dhe këtë po e shpreh me Danimarkën e tij që luan një futboll të bukur. Edhe pse u mposhtën nga Belgjika, ata luajtën shumë mirë. Më pas, ata arritën të kapërcenin Rusinë 4-1 në një sfidë spektakolare.

“Ai e çoi futbollin në një nivel tjetër dhe ka qenë një frymëzim për mua, pasi ai nuk ndalet së krijuari,” ka thënë Hjulmand për Guardiolën.

“Jam i bindur që Guardiola do të mbahet mend si Steve Jobs i futbollit.”
Në Danimarkë , Hjulmand ka marrë lavdërimet e tij, nga njerëz të tillë si redaktori i ‘Tipsbladet’ Troels Bager Thogersen .

“Ai është frymëzuar shumë nga Guardiola dhe ka udhëtuar në Barcelonë shumë herë kur Guardiola ishte atje,” ka shpjeguar gazetari.

“Në fillim, skuadra e tij Nordsjaelland luajti si Barcelona. Por, Hjulmand nuk është një kopje e Guardiolës. Ai tani është më pragmatik dhe di të përshtatet, duke i dhënë përparësi lojtarëve më të përshtatshëm ndonjëherë dhe futbollit kundërsulmues të frymëzuar nga futbolli gjerman.”

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV