Ai ia kaloi dhe Maradonës së madhërishënm. Lionel Andres Messi Cuccittini; lindur më 24 qershor 1987, është një futbollist profesionst argjentinas i cili luan si sulmues për klubin spanjoll Barcelona dhe kombëtaren argjentinase, ku është edhe kapiten në të dyja ekipet…
…I konsideruar shpesh si lojtari më i mirë i botës dhe nga shumë si më i miri i të gjitha kohërave, Messi ka fituar Topin e Artë gjashtë herë, një rekord unik, katër prej të cilave rresht si dhe gjashtë Këpuca të Artë Evropiane, një rekord. Ai e ka shpenzuar të gjithë karrierën si profesionist te Barcelona, ka fituar plot 32 trofe, një rekord në klub: ai ka fituar dhjetë La Liga, katër tituj të UEFA Ligës së Kampioneve dhe gjashtë Copa del Rey. Një golashënues prolifik dhe organizator krijues, Messi mban rekordin si golashënuesi më i mirë në La Liga dhe në pesë kampionatet kryesore të Evropës (416), në një sezon të vetëm të La Ligas (50), në një sezon në Evropë (73), në një vit kalendarik (91) dhe në El Clásico. Përveç kësaj, ai ka shënuar tetë hat-trick (tre ose më shumë gola) në Ligën e Kampioneve, një rekord, dhe si ka më shumë asiste në La Liga (166) dhe Copa América. Ai ka shënuar 671 gola zyrtar me klubin dhe kombëtaren.
I lindur dhe i rritur në qëndër të Argjentinës, Messi u diagnostifikua me mungesë të hormoneve të rritjes. Në moshën 13 vjeç, ai u zhvendos në Spanjë për t’u bashkuar me Barcelonën, që pranoi për të paguar shpenzimet për trajtim mjekësor. Pasi bëri një përparim të shpejtë në skuadrat zinxhir të akademisë së Barcelonës, Messi bëri debutimin e tij zyrtar me ekipin e parë në moshën 17 vjeç në tetor 2004. Pavarësisht se dëmtohej shpesh në fillimet e karrierës, ai u bë një lojtar thelbësor për ekipin brënda tre viteve të ardhshme, duke përfunduar si finalist për çmimet Topi i Artë dhe FIFA Lojtari Botëror i Vitit në vitin 2007, një rezultat që e përsëriti edhe një vit më pas. Fushata e parë pa dëmtime erdhi në sezonin 2008–09, ku ai ndihmoi Barcelonën të fitonte tripletën e parë të futbollit spanjoll. Në moshën 22 vjeç, Messi fitoi Topin e Artë 2009 dhe FIFA Lojtari Botëror i Vitit 2009 me një diferencë rekord votash.
Tre sezonet e ardhshme ishin shumë të suksesshëm për Messin, që fitoi Topin e Artë edhe tre herë të tjera. Gjatë sezonit 2011–12, ai vendosi rekordin në La Liga dhe Evropë për numrin e golave të shënuar në një sezon, si dhe u bë golashënuesi më i mirë i Barcelonës në kompeticionet zyrtare në mars 2012. Në dy sezonet në vazhdim, Messi përfundoi i dyti në garën për Topin e Artë mbrapa portugezit Cristiano Ronaldo, rivalit të tij të perceptuar. Messi rifitoi formën e tij më të mirë në sezonin 2014–15, duke thyer rekordin për numrin e golave në La Liga dhe Ligën e Kampioneve në nëntor 2014,[note 1] duke udhëhequr Barcelonën drejt një triplete të dytë historike.
Në nivel ndërkombëtar, Messi është golashënuesi më i mirë në historinë e Argjentinës. Me të rinjtë, ai fitoi FIFA Kampionatin Botëror të të rinjëve 2005, duke fituar Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë dhe Topin e Artë si lojtari më i mirë, si dhe medaljen e artë olimpike në Lojërat Olimpike 2008. Stili i tij i lojës si një driblues këmbëmajtë solli krahasime me bashkatëdhetarin Diego Maradona, i cili e shpalli talentin si pasardhësin e tij. Pasi debutoi me ekipin e parë në gusht 2005, Messi u bë lojtari më i ri që luan dhe shënon në FIFA Kupën e Botës gjatë edicionit 2006, si dhe arriti edhe finalen e Copa América 2007, ku u shpall edhe lojtari i ri më i mirë i turnamentit. Si kapiteni i ekipit që nga gushti 2011, ai udhëhoqi ekipin në tre finale rresht: në Kupën e Botës 2014, ku ai fitoi Topin e Artë si lojtari i turnamentit, si dhe edicionet 2015 dhe 2016 të Copa América. Pasi deklaroi tërheqjen nga kombëtarja në vitin 2016, Messi ktheu vendimin e tij dhe i siguroi Argjentinës kualifikimin në Kupën e Botës 2018.
Messi dhe Maradona
Kur dribloi 5 mbrojtësa dhe vrapoi 54 metra
Messi u krahasua shumë me patriotin Diego Maradona, duke e provuar ngjashmërinë e tyre ku ai pothuajse kopjoi dy nga golat më të famshëm të Maradonës brënda tre javësh. Gjatë gjysëm-finales së Copa del Reyt ndaj Getafes më 18 prill, ai shënoi një gol shumë të ngjashëm më atë të Maradonës në çerek-finalen e Kupës së Botës 1986 ndaj Anglisë, i njohur si “Goli i Shekullit”. Messi mori topin nga e djathta në mesfushë, vrapoi rreth 54 metra dhe dribloi pesë mbrojtësa para se të shënonte nga një kënd i ngushtë, ashtu siç Maradona kishte bërë. Në një ndeshje tjetër, këtë herë ndaj Espanyolit në kampionat më 9 qershor, Messi i’u hodh topit dhe mposhti portierin me një gjuajtje me dorë në mënyrë të ngjashme si goli i Maradonës i quajtur “Dora e Zotit” në të njëjtën ndeshje. Edhe pse Messi vazhdoi rritjen individuale të tij, Barcelona pësoi rënje; ekipi dështoi të arrinte finlen e Copa del Rey pasi Messi u la pushim në ndeshjen e kthimit ndaj Getafes, si dhe humbën kampionatin ndaj Real Madridit në përballje direkte.
Pasi Ronaldinho humbi formën, Messi u bë ylli i ri i ekipit në moshën 20 vjeç, duke fituar edhe pseudonimin “Messiah” nga mediat spanjolle. Paraqitjet e tij në vitin 2007 u vlerësuan, pasi u votua nga gazetarët si lojtari i tretë më i mirë i vitit për Topin e artë, mbrapa fituesit Kaká dhe ndjekësit Cristiano Ronaldo, kurse trajnerët dhe kapitenët e kombëtareve e votuan të dytën në garën për çmimin FIFA Lojtari Botëror i Vitit, sërisht mbrapa brazilianit Kaká. Pavarësisht se shënoi 16 gola gjatë sezonit 2007–08, pjesa e dytë e saj u karakterizua sërisht me dëmtime, si tërheqja mbrapa gjurit që ndodhi më 15 dhjetor. Messi u rikthye në shkurt dhe shënoi një dopietë në fitoren jashtë fushe të raundit të 16-tave të Ligës së Kampioneve ndaj Celtic, duke u bërë përkohësisht golashënuesi më i mirë i kompeticionit me gjashtë gola, por u dëmtua sërisht më 4 mars 2008. Megjithatë, trajneri Rijkaard vazhdoi ta aktivizonte pavarësisht paralajmërimeve nga stafi mjeksor, gjë që shtyu edhe kapitenin Carles Puyol të krikonte median spanjolle për presionin e vazhdueshëm ndaj Messit në çdo ndeshje. Barcelona e mbylli sezonin pa trofe; ata u eliminuan në gjysëm-finalen e Ligës së Kampioneve nga Manchester United, që në fund u triumfoi, si dhe e mbylli kampionatin në vendin e tret.