Amerikanët e Sigurisë Kombëtare, dezertimi dhe dorëzimi te Sovjetikët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

25 qershor 1960

Në 25 qershor të vitit 1960, dy kriptografë të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara (NSA) nisen për pushime në Meksikë – William Hamilton Martin dhe Bernon F. Mitchell, nga Meksika shkojnë në Havanë, Kubë – ku hipin në një anije ruse transporti për në Bashkimin Sovjetik.

Më 5 gusht, Pentagoni njoftoi se ata nuk ishin kthyer nga pushimet dhe se “mund të kenë shkuar prapa Perdes së Hekurt”. Më 6 shtator, dy kriptografët u shfaqën në një konferencë të përbashkët shtypi në Moskë dhe thanë se kishin kërkuar strehim politik dhe shtetësi sovjetike.

Gjatë konferencës, dezertorët bënë publik për herë të parë misionin dhe aktivitetet e NSA në një deklaratë të përgatitur më parë. Ata thanë: Ata gjithashtu thanë: “Pakënaqësia jonë kryesore kishte të bënte me disa nga praktikat që Shtetet e Bashkuara përdorin në mbledhjen e informacionit të inteligjencës … duke shkelur qëllimisht hapësirën ajrore të kombeve të tjerë … përgjimin dhe deshifrimin e komunikimeve sekrete të aleatëve të tyre… Ndoshta armiqësia e Shteteve të Bashkuara ndaj Komunizmit lind nga një ndjenjë pasigurie e shkaktuar nga arritjet Komuniste në shkencë, kulturë dhe industri”.

Martin, përfundimisht u largua nga Bashkimi Sovjetik dhe vdiq në Meksikë më 1987 në moshën 56 vjeçare. Pak dihet për Mitchell; ai kishte hequr dorë nga shtetësia amerikane, dhe mbeti në Bashkimin Sovjetik – vdiq në Shën Petersburg më 2001 në moshën 72 vjeçare.

Të fundit

Shkurton distancën Tiranë-Korçë, rruga Qukës-Qafë Plloçë drejt përfundimit

Investimi i ri në rrugën Qukës-Qafë Plloçë në Pogradec po merr gjithnjë e më shumë formë, duke premtuar jo...

Të huajt nuk arrijnë të zëvendësojnë shqiptarët, zënë vetëm 2% të forcës së punës

Në Shqipëri, në fund të vitit 2024 kishte 11.9 mijë të huaj që kishin marrë lejë qëndrimi për të punuar, sipas të dhënave që...

“Hiqni miqësinë me hebrenjtë në Facebook!” Propozimi që ndezi polemikat në Itali

Deklaratat e një profesori italian të Drejtësisë në Universitetin e Palermos, i cili propozoi që qytetarët italianë të heqin nga lista e miqve në...

‘Fshesa Rama’ në Elbasan/ Emërohen administratorët e rinj në 17 njësitë e bashkisë

Pas shpalljes se vakances dhe rivleresimit ne njesite administrative dhe njesite e Bashkise Elbasan, u zhvilluan testime dhe konsultime të vazhdueshme per pergjedhjen e...

Nobelistja iraniane: Republika islamike nuk ka “asnjë të ardhme përveçse dështimit”

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka pretenduar se një konferencë e opozitës në Bruksel rishtazi lidhej me luftën Iran-Izrael dhe ishte pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV