Kapitenët që ndikuan më shumë në skuadrat e tyre në Euro 2020

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kapitenët janë më ndikuesit në skuadër, por disa prej tyre janë lider të vërtetë, qoftë me paraqitjet në fushë, qoftë me episodet e ndryshme. Katër kapiteni veteranë spikatën më shumë se të gjithë.

Cristiano Ronaldo, 36 vjec, një motivues i madh për Portugalinë. Edhe pse duket një lojtar individual dhe egoist, shpesh kapiteni luzitan nxit shokët e ekipit për të vijuar të luajnë fort, sidomos pas pësimit të ndonjë goli.

Pastaj Luka Modric, një asist dhe një gol i yllit të Realit të Madridit (goli i 2-1 në pjesën e dytë ishte një kryevepër me të jashtmet nga jashtë zone). 35-vjeçari konfirmoi edhe një herë se edhe në këtë moshë ai ka ende stofin, që me gjenialitetin e tij, të tërheqë ende një skuadër e cila tashmë konsiderohet e plakur dhe pas dy ndeshjeve të para.

Efekti i shiritit të kapitenit në krahun e Simon Kjaerit mund të mos ketë pasur efektin direkt të Modric në fushë, por mund të ketë qenë akoma më vendimtar për Danimarkën në këtë Europian për rrethana të ndryshme.

Njeriu, pa ndërhyrjen e të cilit shoku i tij i skuadrës, Christian Eriksen, mund të mos ishte më mes nesh sot, ka meritën e jashtëzakonshme për mënyrën se si e menaxhoi atë situatë tronditëse në ndeshjen e parë kundër Finlandës dhe më pas edhe ekuilibrin që i solli një skuadre të shokuar.

Kroacia dhe Danimarka janë sot në 1/8-at, por nuk pati të njëjtin fat debutuesja Maqedonia e Veriut. Megjithatë, ata e kanë fituar Europianin e tyre, falë kapitenit Goran Pandev.

Njeriu që i solli deri në këtë kualifikim historik i jep fund karrierës ndërkombëtare me një gol në Europian, të vetmin të Maqedonisë së Veriut (kundër Austrisë). 37-vjeçari e veshi për herë të fundit fanellën e përfaqësueses në ndeshjen kundër Holandës.

Të fundit

Atentati në Lundër me 4 të plagosur, hetuesit gjejnë sende të autorëve në zonë

Për të zbardhur atentatin e ndodhur në Lundër ku katër persona mbetën të plagosur, dy prej të cilëve të...

Kina ka gati planin e hakmarrjes kundër Amerikës, zbulohen prapaskenat

Lufta tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës tashmë ka hyrë në një faze delikate. Ndërkohë që e gjithë vëmendja është tek Shtetet e...

“Ata na turpërojnë, ju nuk deklaroni”/ Rama: Raporti biznes-inspektor do marrë fund!

Edhe në takimin e sotëm në Elbasan, kryesocialisti Edi Rama vuri theksin te “Paqja Fiskale” që ofron një sërë lehtësirash për biznesin e vogël...

Ndodh në Kolonjë! Gruaja dhunon ish-burrin

Një grua dyshohet se ka dhunuar ish-burrin e saj në Kolonjë. Sipas njoftimit te policise, behet fjale per shtetasen A. J., 33 vjeçe, banuese në...

Krimet zgjedhore para 11 majit, ambasadorët kërkojnë llogari në Tiranë

Ambasada Gjermane në Tiranë është interesuar se si po zbatohen në terren strategjitë e bashkëpunimit për të hetuar krimet zgjedhore. Kreu i SPAK, Altin Dumani,...

Lajme të tjera

Web TV