Shuhet familja me katër anëtarë, vdesin prindërit dhe dy vajzat e mitura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Terrorizëm rrugor”

Një familje e tërë është shuar pas një aksidenti të rëndë automobilistik në Vlorë. Katër anëtarë të një familje nga Patosi, prindërit dhe dy fëmijët kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:23, në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”, ku një mjet tip “Audi” është përplasur me një mjeti tip “Toyota ”. Pasojat ishin mëse tragjike ku të katër pjestarët e familjes Gushi humbën jetën. Sipas burimeve zyrtare të policisë, nga ky akzident i rëndë mbetën të vdekur Eduart Gushi 44 vjeç, Silvana Gushi 33 vjeçe dhe dy vajzat e tyre përkatësisht 14 dhe 9 vjeçe A. Gushi dhe E. Gushi. Sipas hetimeve paraprake shkaktare e aksidentit ka qenë mjeti tip “Audi” ku udhëtonin tret ë rinj. Mësohet se ishin duke lëvizur me shpejtësi tepër të lartë dhe kanë goditur nga pas mjetin me të cilën udhëtonte familja prej katër anëtarësh. Të tret ë plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, por ngjarja ka ngritur edhe një herë shqetësimin e madh ku persona të papërgjeshmën nën drejtimin e automjeteve po kthehën në “vrasës rrugor”. Për këtë ngjarje mjaft të rëndë u arrestua 22-vjeçari I. Madani banues në Tiranë, pasi dyshohet se është shkaktari i aksidentit.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin: I. M., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në aksin rrugor Fier-Vlorë, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka goditur nga mbrapa automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin E. G., 44 vjeç dhe si pasojë ndërruan jetë 4 shtetasit që udhëtonin me mjetin mjetin “Toyota”. Gjithashtu, si pasojë ka mbetur i dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit “Audi” dhe dy pasagjerët, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”-thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Pushimet e fundit

Sa më shumë kalonin orët nga moment ii aksidentit të tjera detaje tragjike shtoheshin. Familja Gushi e cila punonte dhe jketonte në Greqi ishte kthyer për pushime dhe pikërisht ditën e djeshme planifikuan që të shkonin në bregdetin e jugut, por dhanë frymën e fundit nën rrënojat e makinës pasi u përplasën nga mjeti me shpejtësi tepër të lartë. Mësohet se familja Gushi kishte dy vite pa ardhur në Shqipëri, kjo edhe për shkak të pandemisë. Fatkeqësisht, vetëm pak orë pasi mbërritën në atdhe u nisën për pushime duke mos mbërritur kurrë në destinacion. Ngjarja ka sjellë reagime të shumta pasi në vendin e ngjarjes në një territory të gjerë duken edhe çantat e rrobave dhe sendeve të tjera për ditët e pushimeve. Po ashtu në opinionin public është ngritur shqetësimi se ngjarje të tilla nuk duhet të trajtohen vetëm si aksidente rrugore, por si “vrasje”, pasi lëvizja me shpejtësi tej normave të lejuara nga persona me të shkuar të errët në qarkullimin rrugor duhet të trajtohen si “krime të rënda”. Është fakt që shumë aksidente me pasoja shkaktohen kryesisht nga të rinj të cilët janë proceduar më parë penalisht apo administrativisht për shkelje të kodit rrugor. Madje nuk ngurrojnë që edhe në rrjetet sociale të publikojnë video teksa qarkullojnë në rrogë me shpejtësi marramendase. Pasojat janë vertëtë të rena. Duke ia referuar statistikave në Shqipëri, në vitin 2019 humbën jetën 227 persona. Në raport me popullsinë, vendi shënoi 80 fatalitete nga aksidentet rrugore për 1 milionë banorë. Kjo shifër e rendit Shqipërinë ndër vendet me vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në raport me popullsisë dhe gati 60% më të larta sesa mesatarja europiane, sipas të dhënave të tjera të Eurostat. Në Europë kryeson Rumania, me (96 viktima të trafikut rrugor për milion banorë), Bullgari (90) dhe pas saj vjen Shqipëria (nuk janë të dhënat për vendet e tjera të rajonit).

Lexo edhe :  Rama publikon kronikën e “Franceinfo”/ Shqipëria, ylli i ri i turizmit europian

Policia paralajmëron forcim masash

Policia e Shtetit kërkon ndihmën e qytetarëve dhe të gjithë shoferëve që të jenë shumë herë më të kujdesshëm teksa drejtojnë automjetet, për të parandaluar tragjedi të tilla si ajo e sotmja. Në një reagim për mediat, Policia e Shtetit teksa i shpreh ngushëllimet të afërmëve të familjes me katër anëtarë që u shuan në aksidentin e të premtes në autostradën Fier-Vlorë, paralajmëron përforcim të masave. “Angzhimi ynë me burime njerëzore, mjete ndonjëherë s’mund të parandalojë tragjedi të tilla”, tha zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë, Albert Dervishaj. Ai i ka siguruar të gjithë, të afërmit e viktimave dhe opinionin publik se ky aksident po hetohet për të nxjerrë të gjitha shkaqet dhe rrethanat e saj. “Policia e Shtetit do të vijojë të përforcojë masat, jo në funksion të ndëshkimit si qëllim, por për të mos lejuar që drejtuesit e mjeteve t’i kthejnë këto të fundit në rrezik real për veten dhe qytetarët e tjerë”, theksoi Dervishaj.

Meta: Të merren masat

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas aksidentit të rëndë mëngjesin e djeshëm në aksin Fier-Vlorë ku humbi jetën një familje me katër anëtarë. Meta ngushëllon të afërmit e familjes Gushi, duke u lutur që Zoti t’iu japë forcë për të përballuar këtë tragjedi. Ai kërkon hetim për plotë për ngjarjen si dhe i bën apel policisë dhe strukturave përgjegjëse të marrin masa për të parandaluar tragjedi të tilla. “Kam përcjellë me trishtim shumë të thellë lajmin e rëndë të humbjes së familjes Gushi në një aksident tragjik në aksin rrugor Fier-Vlorë. I bashkohem dhembjes së të afërmve dhe iu shpreh ngushëllimet më të ndjera! Zoti t’ju japë forcë për të përballuar këtë tragjedi, që na ka tronditur sot të gjithëve. Duke kërkuar një hetim të plotë, i apeloj Policisë Rrugore dhe çdo strukture tjetër përgjegjëse, të marrin të gjitha masat efektive për të parandaluar të tilla tragjedi, sidomos në këtë periudhë të ngarkuar të sezonit turistik. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të udhëtojnë me shumë kujdes! Shpejtësia vret!”, deklaron Meta.

 

Të fundit

Breshëri plumbash mes dy automjeteve në Tetovë, një i vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tetovë. Sipas asaj që mediat vendase raportojnë mësohet se një...

Kurseu 800,000 euro, por u pendua: Është tragjike…

Një burrë japonez kaloi mbi dy dekada duke jetuar në kushte ekstreme për të arritur lirinë financiare, por një zhvlerësim i fortë i jenit...

Vrau 3 persona në Gjilan, autori ka foto me Osmanin dhe Kurtin

Mefail Shkodra, i dyshuar për vrasjen e dy personave sot në Gjilan, është shapllur në kërkim nga Policia e Kosovës. Policia e Gjilanit po kërkon...

“Te Bayern po kaloja në depresion, shpëtova nga Liverpool”

“Nëse ne nuk do të ishim duke jetuar me të në Mynih, do të binte në depresion”. Kështu janë shprehur prindërit e mesfushorit Gravernberch,...

Havzi Nela, poeti përkujtohet ekzekutimi nga regjimi! “Jeton si simbol i lirisë”

Ishte mëngjesi i 10 gushtit 1988, kur poeti Havzi Nela u var publikisht në sheshin “Agjencia” në Kukës, një ngjarje që tronditi vendin dhe...

Lajme të tjera

Web TV