Zgjedhjet lokale shkojnë në Venezia, reagon “gjysmë i shkarkuari” Meta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

Edhe pse është në pritje të vendimit se çfarë do të bëhet me fatin e tij nëse do qëndrojë apo jo në Presidencë deri në korrik 2022, Meta është i vendosur që të bëjë gjithçka për të kundërshtuar qeverinë Rama edhe në nivelin lokal. Ai ka publikuar një video në llogarinë e tij të “Facebook” duke goditur zgjedhjet lokale të mbajtuara më 30 qershor 2019, ku opozita refuzoi të merrte pjesë në zgjedhje. Ndonëse Gjykata Kushtetuese ende nuk është shprehur me vendimin e saj, pasi e dërgoi atë për intepretim në Venecia, Meta i është kthyer publikut se përse këto zgjedhje sipas tij janë jo legjitime. Ai i është referuar Gjykatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, ku kjo e fundit i quan zgjedhje jo normale. Meta në statusin e tij ka shkruar: “Kurrë më votime moniste në Shqipëri!”.

Kreu i shtetit parashtron argumente dhe vendime të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, që sipas presidentit tregojnë shkeljet e demokracisë në zgjedhje. Në një video të publikuar nga presidenti vihet në dukje fakti që në mbi 57 për qind të vendit nuk ka pasur alternativë për t’u zgjedhur nga votuesit. “Në votimet moniste të 30 qershorit 2019, shqiptarëve ju mohua e drejta e zgjedhjes mes alternativave, duke shkelur dhunshëm Demokracinë, Kushtetutën dhe Parimin Themelor të ekzistencës së Europës së Bashkuar ku duam të bëhemi pjesë. Kurrë më votime moniste në Shqipëri! Mjaftojnë dhe kaq pak fakte, për ta kuptuar kushdo”, shkruan Meta për të dhënë mesazhet e tij mbi përfundimet që ka dalë Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut. Reagimi i presidentit vjen ndërkohë që Gjykata Kushtetuese pritet të marrë një vendim për zgjedhjet e 30 qershorit, por duke pritur më parë opinionin e Komisionit të Venezias.

Zgjedhjet e 30 qershorit

Në situatën e pazakontë të bojkotit nga opozita jashtë parlamentare, e drejtuar nga Partia Demokratike, zgjedhjet lokale të mbajtura më 30 qershor 2019 u karakterizuan nga qetësia. Kjo edhe për faktin se Partia Socialiste ishte e vetme dhe pa përballje me kandidat kundërshtar. Në disa bashki pati “kandidatë alternativ” pasi Partia Bindja Demokratike e drejtuar nga Astrit Patozi u formula në një kohë “record” për të kapur pikërisht ditën e zgjedhjeve. Në një deklaratë për media asokohe, Sekretari i PD-së për Çështjet Zgjedhore, Ivo Kaso, fliste për “falsifikim të pjesëmarrjes në votimet njëpartiake, të paligjshme”. Por, ndryshe nga zgjedhjet parlamentare, në zgjedhjet lokale njohja ose mosnjohja e zgjedhjeve nuk varet nga niveli i pjesëmarrjes. Opozita jashtëparlamentare, e kryesuar nga PD, konsideron 13 tetorin 2019, si datë të ligjshme për zgjedhjet vendore 2019. Këtë e dekretoi pas tre ditësh nga mbajtja e zgjedhjeve Presidenti Ilir Meta, por KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor e shpallën dekretin të pavlefshëm. Por edhe pse e njeh këtë datë si të ligjshme, koalicioni opozitar pati deklaruar se nuk do të marrë pjesë në lokalet 2019, pa u larguar më pare kryeministri Rama dhe pa u rrëzuar qeveria e tij. Ky kusht ka qenë motoja e protestave anti-qeveritare.

Lexo edhe :  ‘Saga’ e zgjedhjeve të 11 majit, KQZ vulos sot ndarjen e mandateve për 4 qarqe

Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese u ka lënë afat 7 palëve të përfshira në padinë e Kryetares së Bashkisë Shkodër Voltana për zgjedhjet e 30 qershorit të 2019 të bëjnë nga një pyetje për t’ia çuar Komisionit të Venecias. Ky afat ishte deri dje në orën 18:00. Dy ditë më parë Kushtetuesja vendosi që të pezullojë gjykimin e çështjes ditën që e nisi për t’iu drejtuar për mendim ekspertëve të “Veneziaz”. Pala paditëse me në krye Voltana Ademin është parë mjaft optimiste pas përfundimit të seancës për këtë vendim duke thënë se ka shpresa se Gjykata Kushtetuese do e pranojë kërkesën e Shoqatës së Bashkive dhe do të rrëzojë zgjedhjet e 30 qershorit të 2019. Tashmë nuk dihet koha që do të marrë ky proces, teksa fillimisht Gjykata Kushtetuese duhet të dërgojë në ‘Venecia’ relatimin e çështjes bashkë me 7 pyetjet e palëve. Por gjasa ka që kryebashkiakët që u zgjodhën më 30 qershor ta përfundojnë mandatin e tyre deri në fund. Seç do të bëhet nëse shpallen të paligjshme, pritet të zbulohet sapo të përgjigjet “Venecia”.

Të fundit

Grushti paqësor i shtetit në Katar: Hamad bin Khalifa Al Thani merr pushtetin nga i ati

27 qershor 1995 Më 27 qershor 1995, në një ngjarje të paprecedentë për Lindjen e Mesme, Sheiku Hamad bin Khalifa...

Sërish lëkundje tërmeti në Tiranë, sa ishte magnituda

Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak më parë në vend. Vendndodhja e tërmetit duket se ka qenë Fushë Kruja, aty ku lëkundje të tokës kishte edhe...

Studimi: Inteligjenca artificiale po ndikon negativisht në aftësinë kritike të mendimit

Një studim i fundit nga Instituti i Teknologjisë në Massachusetts (MIT) ka ngritur shqetësime serioze mbi ndikimin e inteligjencës artificiale në aftësinë kritike të...

Shifra alarmante, OKB: Prodhimi i kokainës u rrit me 34% në një vit

Prodhimi global i kokainës arriti një rekord të ri në vitin 2023, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC). Sipas të...

Në Gjermani ka më shumë familje të mëdha, pjesa më e madhe e tyre me origjinë emigrantësh

Ka gjithnjë e më shumë familje me tre ose më shumë fëmijë në Gjermani. Shumë prej tyre janë me origjinë emigrantësh. Në vitin 2024, 26%...

Lajme të tjera

Web TV