“Gomar je ti”/ Plas sherri mes fqinjëve në emision: Nuk kam me çfarë t’i sjell ullinjtë në shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Shihemi në Gjyq” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan vazhdon me konfliktin disa vjeçar të dy fqinjëve, Fatbardhit dhe Krenarit. Pas apelimit të çështjes së vijës së kalimit dhe fitimit të pjesshëm të saj nga Krenari, dosja ka kaluar në Zyrën e Përmbarimit.

Zyra Përmbarimore ka vendosur të prishë murin e ndërtuar nga Fatbardhi dhe pikërisht këtu nis problemi. Muri është prishur, por nuk është hequr dera dhe kjo sjell vazhdimin e konfliktit. Është pikërisht kjo derë e vendosur nga Fatbardhi, në truallin që ai pretendon se është i tiji që nuk e lejon Krenarin të kalojë, prandaj mbetet në dëshirën e tij nëse do ta heqë derën apo jo.

Eni Çobani: “Po s’u hoq dera” thotë Krenari dhe unë këtë dua të diskutoj tani me Krenarin, “unë nuk hyj”. Tani, çfarë mjeti keni ju që e keni provuar që nuk hyni dot? Ke mjet që hyn dhe del? Besoj që ke një mjet. Ka mjet zotëria, Bardhi?

Fatbardhi: Ka një mjet me katër këmbë.

Eni Çobani: Çfarë ka?

Fatbardhi: Ka një mjet me katër këmbë.

Eni Çobani: Me katër këmbë?

Fatbardhi: Një gomar.

Krenari: Po gomar je ti, si ai je.

Fatbardhi: Ja mjeti ku është te porta e këtij ka vajtur, nuk hyn në dhomë. Traktori është imi.

Krenari: Ekspertiza më ka nxjerrë pa rrugë.

Eni Çobani: Me çfarë i çon produktet në shtëpi?

Krenari: Furgoni nuk m’i sjell dot ullinjtë në shtëpi. Kam makinën e djalit, por e lë në rrugën kryesore.

Fatbardhi: Zoti Ardit, kjo porta këtu është hapur 48 orë që ka hedhur soletën ai (merr fotografinë e shtëpisë).

Ardit Gjebrea: Ma jep pak ta shoh dhe ta drejtojmë nga kamera. Për cilën portë po flasim, për këtë këtu?

Fatbardhi: Kjo është porta ime (tregon me gisht në fotografi). Është hapur 48 orë që është futur saurreli me zhavorr që ka hedhur soletën.

Ardit Gjebrea: Ku është shtëpia jote?

Fatbardhi: Kjo është.

Ardit Gjebrea: Kjo është shtëpia dhe kjo është porta. Kjo porta për çfarë e pengon zotërinë?

Fatbardhi: I zë veshët.

Fatkeqësisht, midis dy fqinjëve nuk u arrit një marrëveshje ndërmjetësimi dhe vetë Eni Çobani premtoi të merrej vetë me çështjen e tyre për të gjetur një zgjidhje./ Tv Klan

Lexo edhe :  Rrëzohet palma në mes të bulevardit në Durrës, rrezikohen kalimtarët

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV